Connect with us

Ferizaj

Akuzat e LDK-së për aksidentin me veturë zyrtare Berisha i quan të pabaza

Published

on

Në seancën e djeshme të Kuvendit, anëtari i LDK-së Burim Karameta, kishte kërkuar që në rend të ditës të futet si pikë e veçantë njoftimi për një aksident që kishte ndodhur me veturë zyrtare nga drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Besnik Berisha dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Asllan Bajrami.

“Propozimi im është raportimi i drejtorit të Shëndetësisë për veturën që e ka aksidentuar dhe e ka shkatërruar ditëve të fundit. Të jepet arsyeshmëria që kush ka qenë fajtor, para këtij organi kompetent të paraqitet raporti i Policisë, të na tregohet se kush ka qenë në veturë më të, sepse ne dyshojmë që kjo veturë ka shërbyer për aktivitet të anëtarëve të partisë, këto informacione i duam ne”, tha Burim Karameta.

Por, në mungesë votash një njoftim i tillë nuk u bë dje në Kuvend.

“Drejtori i Shëndetësisë besoj që ka ku të drejtohet dhe të arsyetohet nëse veç ka pasur një telashe të tillë, nuk është çështje që duhet të diskutohet këtu”, ka deklaruar kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi.

Lidhur me këtë, drejtori i Shëndetësisë Besnik Berisha sot thirri konferencë për gazetarë, ku tha se kërkesa e djeshme ishte vetëm një përpjekje e LDK-së për ta manipuluar opinionin.

” Ata kanë tentuar që ta qesin në lajthitje opinionin publik dhe për atë arsye unë mund t’iu them se akuzat e ish-drejtorit të Shëndetësisë Burim Karameta  sa i përket aksidentit zyrtar që është aksidentuar janë të pabaza. Unë sot ua konfirmoj se me atë automjet kemi qenë unë edhe drejtori i QKMF-së në një seminarë në Prishtinë dhe me datën 17 tetor na ka goditur një kamion në rrugën B në orën 15:00, do të thotë kemi qenë në orar të punës. Kështu që sot mund të them se vendimi i kryetarit Aliu për menaxhimin e pasurisë publike siç janë edhe automjetet është duke u zbatuar më së miri, prandaj mund të them lirshëm që nuk ka as drejtor e as zyrtar që i keqpërdor këto automjete jashtë orarit zyrtar. Dëmi është duke u vlerësuar, këto janë çështje teknike që kompanitë e sigurimeve merren me këtë çështje, kështu që ne në çdo moment mund të kemi aksidente dhe shpresojmë që ato të jenë vetëm në dëme të vogla. Vetura është duke u riparuar këtu i kam të gjitha raportet”, tha Berisha.

U bë e ditur se përveç dëmtimit të veturës, nga ky aksident shoferi dhe pasagjeri nuk kishin pasur lëndime serioze.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending