Policia e Ferizajt njofton se sot ka kontrolluar disa lokacione në Ferizaj dhe Han të Elezit dhe ka gjetur 5033 kilogramë mjaltë në Ferizaj dhe 2075 kilogramë në Han të Elezit.
Sipas Policisë këto mallra ishin pa origjinë, përcjell TV TEMA.
Mallrat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
“Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtjeme hetimore”, thuhet ndër të tjer anë njoftim.
Njoftimi i plotë nga Policia e Ferizajt:
Aksioni i Policisë Rajonale në Ferizaj
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar disa informacione për disa mallra të dyshuara (mjaltë) pa origjinë që janë të fshehura në Ferizaj dhe në Han të Elezit.
Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrē veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.
Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtjeme hetimore.
Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.
Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.
Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.
Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.
Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.
Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.