Connect with us

Ferizaj

Për 10 muaj në Ferizaj u shqiptuan 22 gjoba mandatore për ndotësit e ambientit

Published

on

Ditë më parë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar Udhëzimin administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore, i cili parasheh që të gjithë personat të cilët hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve apo i djegin ato do të gjobiten me gjobë prej 20 deri 100 euro.

Një udhëzim të tillë e ka mirëpritur komuna e Ferizajt, inspektorët e së cilës thonë se gjatë këtij viti kanë shqiptuar 22 gjoba mandatore për ndotësit e ambientit.

 “Takimi ka qenë i thirrur për inspektorë, por në munges të koordinatorit ishim të pranishme ne si inspektore të mjedisit, ai takim ka qenë rreth njoftimit për zbatimin e udhëzimit administrativ për ndëshkim me gjoba mandatore, një udhëzim i ngjashëm ka qenë nga viti 2009, por dy shuma të gjobave i kanë larguar 5 dhe 10 euro edhe kanë mbetur nga 20 deri në 100, në këtë drejtim ne jemi shumë mirë krahasur me komunat e tjera që nuk e kishin zbatuar atë udhëzim administrativ, udhëzimi do të zbatohet në përpikëri jo se ne dëshirojmë t’i gjobisim qytetarët, mirëpo mendojmë vetëdijesimin e tyre pasi  ndonjëherë janë të papërmirësueshëm. Shumat janë nga 20-100 gjoba mandatore, 20 është për hedhje të çamçakëzit dhe hedhjes së cigares në vende ku nuk janë të caktuara”, tha inspektorja e ambientit Nazlime Sejdiu.

Teksa në shumë pjesë të qytetit vërehet mungesa e kontejnerëve dhe shportave për hedhjen e mbeturinave, zyrtarët komunal vlerësojnë se ato janë të mjaftueshme.

“Duam të hyjmë në Bashkimin Evropian atëherë duhet edhe të vetëdijësohemi, t’i ndajmë mbeturinat, është orari i hedhjes së mbeturinave për atë është edhe mungesa e kontejnerëve, është orari i hedhjes së mbeturinave i vendos në qese dhe më momentin që del kompania i merr e jo të krijohen kontejnerë, në qytet ka mjaftueshëm kontejnerë, po ashtu edhe shporta ka, por ne duhet të vetëdijësohemi“, tha Sejdiu.

Sa i përket krijimit të deponive ilegale në komunën e Ferizajt, Sejdiu tha se në vazhdimësi janë duke shqiptuar gjoba, por se ato vazhdojnë të krijohen prapë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending