Connect with us

Ferizaj

Rruga “Madeleine Albright” do të jetë e mbyllur gjatë dy muajve

Published

on

Rruga “Madeleine Albright”, e cila lidh qendrën e qytetit me rrugën ”12 Qershori” dhe ”Epopeja e Jezercit”, do të qëndroj e mbyllur gjatë dy muajve për shkak të punimeve të cilat po realizohen në kuadër të projektit ”Bashkimi i Qytetit”. Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj Lulzim Aliu, tha se vështirësi në kryerjen e punimeve po u paraqet infrastruktura nëntokësore në atë pjesë të qytetit.

“Problemi më i madh është që në këtë pjesë përafërsisht dy metërshe janë të gjitha instalimet e mundshme të cilat janë të padefinuara mirë, nuk e dinë as ujësjellësi saktë ku i ka gypat, mandej janë furnizimet private që janë bërë kudo, nuk ka saktësi të KEDS-it ku janë kabllot dhe kjo sjellë vështirësi më të madhe, sepse puna shkon ngadalë derisa të definohen saktë, mandej  shihet që është gypi kryesor i furnizimit të ujit dhe ky duhet me u zhvendos për me u zhvillu punimet dhe këto e vështirësojnë dinamikën e punimeve, përndryshe për dy ditë është kry shumë punë, nuk është çështja  e vështirësive për me kry punën sa është problematika e infrastrukturës nëntokësore, tuneli këtu ka me u gropu 7-8 metra dhe ka me u heq krejt ky dhe që nuk kthehet më këtu dhe më pas kanë me fillu me betonime edhe pjesa e poshtme dhe anësore, kanë me u marrë masat anash për me vendos pilota mos me u rrëzu dheu, kur të vendosen pilotat kanë me u vendos mbrojtjet statike të forta që me qenë siguria për punëtorë dhe unë kujtoj që është çdo gjë në rregull”, tha Aliu.

Sa i përket dëmtimeve që bëhen gjatë punimeve, drejtori Aliu tha se ato iu faturohen kompanivë punëkryese.

“Asnjë ndërmarrje publike nuk ka shënime të sakta se ku i kanë gypat e kabllot dhe normalisht që këtu ka edhe dëmtime nga punimet, por sigurisht gjatë realizimit të punimeve kompania i meremeton, nuk i kemi llogaritur kush i bën por sigurisht që këto dëmtime janë të parapara me sa e di unë në projekt kur është bërë tenderimi, i bartë kompania që është duke i bërë punimet ose duhet me pas kujdes të shtuar dinamika më e vogël, ose më pak kujdes e me i bë riparimet vet, por unë kujtoj se dy kompanitë kanë treguar një seriozitet të jashtëzakonshëm, por defektet në ndërtimtari janë normale”, tha Aliu.

Projekti ”Bashkimi i Qytetit” parasheh ndërtimin e nënkalimit për automjete që do të lidh rrugët “Vëllezërit Gërvalla” me “Latif Hasani”, deri te rrethrrotullimi afër Shtëpisë së Pensionistëve. Ky projekt i cili ka një kosto prej 4 milionë eurosh është planifikuar të zgjas 2 vite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending