Connect with us

Ferizaj

Organizohet ”Tryeza e Bamirësisë” për të sëmurët me kancer

Published

on

Në mënyra të ndryshme, muaji për sensibilizimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, në Ferizaj u shënua pothuajse çdo ditë.

Nga disa gatime që u shitën sot në sheshin e qytetit, u  grumbulluan një sasi e mjeteve financiare të cilat do të dedikohen për ferizajasen B.Xh e cila vuan nga kanceri në shpinë. Ky aktivitet u organizua nga qendra e gjuhëve të huaja “Sidi” në Ferizaj, si dhe nga nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbrit” të udhëhequr nga mësimdhënësja Hysnije Mustafa, si dhe ambasadorja e Rinisë në Kosovë Vanesa Sadriu.

“Ne si popull njihemi faktikisht si një popull shumë solidarë dhe me këtë rast i falënderoj nënat të cilat kanë shpreh përkrahjen dhe vullnetin për të gatuar sot që ushqimet e tyre të jenë pjesë e ndihmesës për shumë gra të tjera të cilat vuajnë nga sëmundja e kancerit. Unë po shpresoj shumë që kjo  “Tryezë e Bamirësisë” do të grumbulloj një shumë të konsideruar të mjeteve që sado pak të kontribuoj për këtë qëllim human”, tha Fatbardha Asllani.

Organizatorët e kësaj tryeze bamirësie treguan se tradicionalisht aktivitetet e tilla humanitare janë përkrahur nga qytetarët, ku kontributi i tyre në këtë arkë nuk ka munguar asnjëherë.

“Ka diku 7 ose 8 vite që në kuadër të këtij lloj aktiviteti human kemi mbledhur rroba, apo kemi shitur ushiqme si sot apo edhe gjëra të tjera dhe mund te them se gjithmonë kemi hasur në mirëkuptim dhe në shumë dashni prej qytetarëve tanë, kështu që komuna e Ferizajt dëshmohet për vlera humane gjithmonë”, tha Hysnije Mustafa .

“Edhe unë mund të them lirisht që qytetarët e kësaj komune po janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar nëpër këto aksione që ne po zhvillojmë për t’i ndihmuar të tjerët, prandaj kujtoj se aktivitetet e tilla nuk duhet të ndalen por të shtohet numri i tyre gjithandej“, tha Vanesa Sadriu.

E, ata që sot blenin ushqimet në këtë tryezë, e vlerësuan lartë qëllimin e këtij aksioni, duke shpresuar se paratë e mbledhura të jenë ndihmesë  sado e vogël e nevojtarëve.

“Tryeza e Bamirësisë” e cila u tha se organizohet për të shtatin vit me radhë, secilën herë i dedikohet një qëllimi human.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending