Connect with us

Kosovë

Ekzekutohen pagat nga Ministria e Financave, paralajmërohen ata që nuk e përditësuan listën e pagave

Published

on

Ministria e Financave përmes një njoftimi në facebook tregon se ka ekzekutuar pagat për pjesën e mbetur të punëtorëve.

“Bazuar në Ligjin për Greva, kontrata e punonjësve që janë në grevë duhet të pezullohen, përfshirë edhe të drejtën e pagesës për aq kohë sa punonjësi qëndron në grevë. Ky pezullim duhet të bëhet nga punëdhënësi, gjegjësisht përfaqësuesi i punëdhënësit apo Zyrtari Kryesor Administrativ i secilës organizatë buxhetore. Andaj, i takon secilës nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e pagave dhe t’i dërgojnë në Thesar ashtu që të reflektohet saktë kompensimi për punën e secilit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kjo Ministri ka paralajmëruar që do të konstatoj shkeljet e dispozitave ligjore rreth organizatave buxhetore që nuk kanë përditësuar listën e pagave, ku edhe thotë se do të lajmërohet edhe Zyra Kombëtare e Auditimit.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Financave:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se sot ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore. Përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as deri në ditën e sotme nuk kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar, gjë për të cilën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh keqardhje të thellë.

Bazuar në Ligjin për Greva, kontrata e punonjësve që janë në grevë duhet të pezullohen, përfshirë edhe të drejtën e pagesës për aq kohë sa punonjësi qëndron në grevë. Ky pezullim duhet të bëhet nga punëdhënësi, gjegjësisht përfaqësuesi i punëdhënësit apo Zyrtari Kryesor Administrativ i secilës organizatë buxhetore. Andaj, i takon secilës nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e pagave dhe t’i dërgojnë në Thesar ashtu që të reflektohet saktë kompensimi për punën e secilit.

Për organizatat buxhetore që nuk kanë bërë përditësimin e listave dhe ku ka indikacione që ka pasur greva, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë konstatim të shkeljes së dispozitave ligjore të menaxhimit të financave publike, lidhur me shpenzimin e parasë publike dhe Ligjit për Greva. Për këtë, Ministria do të njoftojë organet përkatëse, përfshirë edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit që të kryejë një auditim të veçantë për këtë çështje, ku përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës.

Kosovë

Nga 5 maji qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

Published

on

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar se që nga data 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Izrael pa pasur nevojë për viza.

Përmes një postimi në platformën X, ambasadorja Ziv ka njoftuar për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për kosovarët.

“E lumtur të njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë.

Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, ka shkruar Ziv.

Izraeli e ka njohur Kosovën më 1 shkurt 2021, pas Marrëveshjes së Washingtonit, apo siç njihet për normalizim ekonomik Kosovë-Serbi, në kohën e administratës së parë të Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

Kosovë

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranojnë fajësinë dhe dënohen me burgim

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën me tre vjet burgim kurse Sabit  Januzin dhe Ismet Bahtijarin me dy vjet burgim.  

Dënimet ndaj tyre u shqiptuan pasi në fund të dhjetorit 2024, Shala, Januzi dhe Bahtijari arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi.

Bahtijari dhe Januzi u arrestuan në tetor, ndërsa Shala në dhjetor të vitit 2023.

Koha e kaluar në paraburgim në Hagë, atyre do t’iu llogaritet në vuajtjen e dënimit .

Continue Reading

Kosovë

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli u deklarua “plotësisht i pafajshëm” kurse i akuzuari si kryes i vrasjes, Granit Kokalla u mbrojt në heshtje.

I akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërkaq,  i akuzuari i katërt , Tom Dodaj në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë, ku  sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën e vrasjes me 20 fishekë për 280 euro.

Dodaj, u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe rasti i tij u veçua nga rasti ndaj tre të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30 mijë euro pagesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Trending