Connect with us

Kosovë

Lajçak për dialogun: Ky dhe viti i ardhshëm janë vendimtarë dhe unik

Published

on

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se kalendari aktual politik paraqet një shans unik për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, meqë nuk ka zgjedhje në Kosovë dhe Serbi në dy vitet e ardhshme, mund të jetë një rast i favorshëm.

Tani kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet, e kjo është që nga tani deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi, si dhe në Kosovë. Nuk do të ketë zgjedhje as në Evropë dhe në SHBA“- tha Lajçak në një intervistë për agjencinë APA.

Kjo do të thotë se nuk ka “pengesa në kalendarin politik” dhe se “mund të bëhet përparim i vërtetë”, beson Lajçak.

Ky dhe viti i ardhshëm janë vendimtarë dhe unik, dhe do të ishte gabim i madh nëse nuk do ta shfrytëzonin atë dritare kohore”, tha ai.

Lajçak e sheh si pozitive mbështetjen e Londrës dhe Uashingtonit për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Edhe pse nuk është më zyrtarisht anëtare e BE-së, Britaninë e Madhe e shoh si pjesë të përpjekjeve të përbashkëta dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe me SHBA-në”, theksoi ai.

Lajçak e ka konsideruar të rëndësishme dhe pozitive që Vuçiq dhe Kurti në takimin e gushtit ranë dakord që të takohen rregullisht, një herë në muaj, për të diskutuar “rrugën drejt së ardhmes”./KK

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Trending