Connect with us

Ferizaj

Ngec procesi i zgjedhjeve për kryetarë të fshatrave dhe zonave urbane

Published

on

U bën një muaj që kur kryetari Agim Aliu përmes një njoftimi në faqe të komunës, shpalli zgjedhjet për kryetarë të fshatrave dhe zonave urbane të Ferizajt, por një proces i tillë ende nuk ka filluar. Drejtoresha e Administratës në Ferizaj Aurora Ramadani, e pranoi se ky projekt ka stagnuar, por thotë  se sipas të gjitha gjasave, këto zgjedhje do të përfundojnë brenda këtij viti.

“Siç e dini edhe ju zgjedhjet janë shpallur para një muaji dhe sipas periudhës së caktuar është që ky proces të përfundoj brenda 30 ditësh, mirëpo fatkeqësisht më duhet ta them se paralelisht kanë dalë edhe punë të tjera të rëndësishme siç është edhe çështja e organogramit dhe disa të tjera të cilat na kanë bërë me ngec në këtë drejtim. Megjithatë, procesi mundem me thënë lirshëm se nuk është që ka ngec në total, mirëpo ka ngecje vetëm tek këshillat nismëtar për vendet ku nuk kanë kryetarë të fshatrave, për shkak se në mbledhjen konsultative ata kanë pohuar se këta këshilla disa fshatra vetëm se i kanë formuar dhe tani pritet ta kemi një program të saktë që në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe ne si komunë ta zbatojmë në praktikë, këtë proces të zgjedhjeve“, tha drejtoresha Ramadani.

Ky proces i cili për krerët e qeverisjes lokale konsiderohet  mjaft i rëndësishëm për të artikuluar kërkesat dhe nevojat e banorëve të zonave rurale dhe urbane, u tha se zgjidhë përfundimisht hendekun e komunikimit dhe përfaqësimit zyrtarë pranë institucioneve përkatëse në nivel lokal. Por, fatkeqësisht, tradicionalisht procesi i këtyre zgjedhjeve i cili sipas rregullores e ka mandatin si ai i Kuvendit Komunal, asnjëherë nuk u realizua siç duhet.

Pikërisht do të shkoj në të njëjtën formë si deri më tani duke iu përmbajtur rregullores me procedura që janë në rregullore po ashtu edhe me mandatin që parasheh rregullorja. Përndryshe, për çështjen e vonesës mund të them se një rol e kanë luajtur edhe vet kryetarët e zgjedhur të zonave dhe fshatrave se nuk i kemi pasur edhe shumë aktiv, por mund të them se tash e tutje kemi me arritë me i zgjidhë ata përfaqësues jo të politizuar dhe ky proces do të përfundoj ashtu siç e ka qëllimin”, tha Ramadani.

Për t’i organizuar zgjedhjet për kryetarë të fshatrave dhe zonave urbane të Ferizajt, komuna pret bashkëpunim edhe nga organizatat joqeveritare, ku deri më tani të gatshme  janë shprehur AVONET-i dhe INPO.

Ndryshe, rregullorja për bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane është miratuar para 6 viteve, por që nga ajo kohë komuna e Ferizajt asnjëherë nuk e ka përfunduar këtë proces nëpër të gjitha vendbanimet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending