Connect with us

Kosovë

Sektori publik në grevë, Rrahman Jasharaj ka një lutje për Albin Kurtin

Published

on

Sot ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik në Kosovë.

Këshilli Grevist i BSPK-së ka takuar grevistët e Administratës Komunale në Prishtinë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë kësaj vizite, i ka bërë thirrje qeverisë të fillojë me dialog, dhe pati një lutje për kryeministrin Albin Kurti.

Qeveria që sot të fillojë me dialogun, e lus kryeministrin Albin Kurti që së paku për hir të djemve dhe vajzave që po shërbejnë me dinjitet në polici, hatri i tyre dhe i të gjithë neve të fillojë me realizimin e kërkesave duke filluar me 100 euro. BSPK do të jetë zë i të gjithëve”.

BSPK-ja do t’i prezantojë dhe do të luftojë edhe për policët e zjarrfikësit, sepse të gjitha janë kërkesa të njëjta”, tha ai./KK

Kosovë

Sudani e njeh Republikën e Kosovës

Published

on

Presidenca e Kosovës e bëri të ditur se sot Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Kjo u bë e ditur nga takimi i presidentit të Sudanit me presidenten Vjosa Osmani në Turqi.

Continue Reading

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Trending