Connect with us

Kosovë

Komunat do padisin dy Ministri, thonë se u shkaktuan dëm prej 35 milionë euro

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës të martën në ora 10:30 do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Sazan Ibrahimi, drejtor i këtij Asociacioni.

Ai ka sqaruar se në bazë të vlerësimeve del që dëmi i shkaktuar në zbatimin e kontratave kolektive ndaj komunave sillet rreth 35 milionë euro.

Sipas tij, shumica e këtyre mjeteve financiare kanë qenë të dedikuara për investime kapitale, për projekte të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit, në përmirësimin e jetës së qytetarit, por edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Nesër, zyrtarët komunalë të cilët janë përgjegjës për të ngritur padi në emër të komunave, do të jenë aty në orën 10:30, para gjykatës kompetente, në këtë rast Gjykatës Themelore të Prishtinës. Nesër komunat e Republikës së Kosovës do të mobilizohen dhe do ta deponojnë padinë, secila komunë veç e veç, ndaj ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për dëmet që ju kanë shkaktuar komunave përgjatë viteve të tëra sa i përket zbatimit të kontratave kolektive në arsim, përkatësisht në shëndetësi”.

Në bazë të vlerësimeve të cilat Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka, del që dëmi i shkaktuar në zbatimin e kontratave kolektive ndaj komunave sillet rreth 35 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve financiare, në të kaluarën kanë qenë të dedikuara për investime kapitale, për projekte të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit, në përmirësimin e jetës së qytetarit, por edhe zhvillimin ekonomik lokal”.

Ai thotë se nuk janë kundër kontratave kolektive, por po kërkojnë që barrën financiare ta marrin institucionet që i kanë nënshkruar, raporton EO.

Shumica e këtyre projekteve nuk kanë mundur të zbatohen, për shkak se përmes mjeteve përmbarimore, këto mjete financiare u janë marrë komunave, edhe pse komunat nuk janë nënshkruese të këtyre kontratave kolektive”.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, komunat, kryetarët e komunave nuk janë kudër kontratave kolektive. Por, gjithnjë kanë qenë kundër marrjes së mjeteve financiare nga komunat, edhe pse komunat nuk kanë qenë nënshkruese të kontratave”.

Komunat kërkojnë drejtësi në këtë rast. Komunat kërkojnë që organet kompetente, që kanë nënshkruar kontratat këto kontratat kolektive, ta marrin edhe barrën financiare. Kjo është kërkesa e Asociacionit dhe e gjithë komunave”.

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Trending