Connect with us

Kosovë

Bizneset dëmtohen nga ndërprerjet e rrymës, kërkohen masa nga Qeveria

Published

on

Përmes një shkrese drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kërkuar që me urgjencë të ndërmerren masa ndaj humbjeve që po u shkaktohen bizneseve, si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, humbjet të cilat po u shkaktohen bizneseve si rrjedhojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike është e pamundur të kompensohen, prandaj ka kërkuar nga Qeveria që me urgjencë të ndahet një fond i veçantë për përkrahje të tyre.

Përveç humbjeve financiare që po u shkaktohen bizneseve nga ndërprerjet e energjisë, të njëjtat gjithashtu po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes duke u dëmtuar nga mosrealizimi i kontratave sipas planifikimeve paraprake si dhe nuk po arrijnë të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve dhe shtetit”, thuhet në komunikatën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Hapa konkretë në afat të shkurtër ka kërkuar dhoma, duke shtuar se aktualisht vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji elektrike nga KEDS-i është 4 orë./Koha

Kosovë

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk pranojnë fajësinë

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filloi seanca gjyqësore ndaj Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq të akuzuar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin, Afrim Bunjaku.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, më pas, u vranë tre sulmues.

Më 11 shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Ata dyshohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë .

Në seancën e sotme, tre të akuzuarit, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit u deklaruan të pafajshëm.

Në shqyrtimin fillestar të këtij rasti më 9 tetor të vitit të kaluar, prokuroria kërkoi që gjykimi të nisë edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë. Pas kundërshtimit të avokatëve mbrojtës, gjyqtari Arben Hoti kërkoi një mendim juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit, që konstatoi se kjo çështje është “e drejtë diskrecionale” e gjyqtarit, por që një vendim ii tillë ende nuk është marrë.

Continue Reading

Kosovë

Osmani i përgjigjet Deharit: Obligoheni të vazhdoni seancën sipas rregullores së Kuvendit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani i është përgjigjur letrës nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i cili kërkoi sugjerime për situatën e paprecedentë të krijuar në Kuvend, kur të zgjedhurit për deputetë nuk miratuan raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

Në këtë letër, Osmani duke cituar Aktgjykimin Nr.KO72/20 të Gjykatës Kushtetuese thotë se “struktura e normave kushtetuese që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore që burojnë nga vota e popullit, duhet të interpretohet në atë mënyrë që të jetësojnë e jo të bllokojnë themelimin dhe ushtrimin efektiv të funksioneve përkatëse.“

Duke përmendur edhe Aktgjykimin Nr. KO119/14, në të cilin Gjykata Kushtetuese ka obliguar të gjithë deputetët e Kuvendit që në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e Rregullores së Kuvendit, ta gjejnë mënyrën për ta bërë Kuvendin funksional, presidentja Osmani fton Kryesuesin e seancës konstituive ta realizojë këtë seancë në përputhje me parimet kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionin në fuqi.

Ndryshe, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se vazhdimi i kësaj seance duhet të mbahet më së voni deri të enjten, më 17.04.2025.

#

Continue Reading

Kosovë

Presidenca konfirmon pranimin e letrës nga kryesuesi i seancës konstituive

Published

on

Presidenca ka konfirmuar pranimin e letrës nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, për të marrë interpretimin e presidentes për situatën e paprecedentë të krijuar në Kuvend, kur të zgjedhurit për deputetë nuk miratuan raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

Në këtë letër, Dehari kërkon nga presidentja Vjosa Osmani sugjerime për opsionet e mundshme përpara, pas bllokimit të kuvendit.

“E nderuara Shkelqësia juaj, Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

Ju drejtohem në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Republikes Kosovës për legjislaturën e IX-të. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, rendi i ditës për seancën e djeshme konstituive ishte:

– Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve,– Betimi i deputetëve,-Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

– Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lidhur me pikën e parë, për njoftimin tuaj, Raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, u votua me shumicë të votave në Komision, mirëpo si asnjëherë më parë, ky Raport, nuk e mori mbështetjen e shumicës në Kuvendin Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, mandatet nuk u verifikuan dhe betimi i deputetëve nuk procedoi.

Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive.

Në këto rrethana, të një situate të paprecedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, thuhet në letrëne drejtuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, që iu dërgua presidentes Osmani.

Më herët Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Osmani, tha se letra ka ardhur në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë.

Mosmiratimi i këtij raporti nga PDK, LDK, AAK dhe abstenimi i Listës Serbe, detyroi kryesuesin e seancës konstituive të ndërpresë punimet dhe të kërkoj sqarime nga presidenca për veprimet e mëtutjeshme.

Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten, më 17.04.2025.

Continue Reading

Trending