Asfaltimi i rrugës së Reçakut, po paraqet problem për banorin Selim Zhinipotoku, i cili banon në këtë rrugë. Ai thotë se nga ngritja e nivelit të rrugës do t’i shkaktohen shumë telashe në të ardhmen.
“Problemi është më bë një zgjidhje për shkak të ujërave të bardha dhe nivelit të ngritjes së rrugës që e kanë bë, shtëpia ime është e ndërtuar para 35 viteve dhe niveli i rrugës ka qenë rreth 70 centimetra më poshtë, kanalet kanë qenë të hapura dhe nuk kemi pas problem me ujëra, tani ky nivel i rrugës është ngritur me vetëdije apo jo unë nuk e di, por e di se dëmet janë të mëdha, sepse uji kur të vjen prej zjarrfikësave e bën ramjen këtu, e unë vetëm me i bë barrikadë se tjetër nuk di”, tha Zhinipotoku.
Për këtë, ai po kërkon zgjidhje nga organet komunale.
“Megjithëse më kanë premtu se kanë me bë zgjidhje, por nuk bëhet zgjidhja në qoftë se e hapin një vrimë për ujëra të bardha 40 me 40 centimetra, në qoftë se ata nuk ia japin një shtresë me mbulu edhe mos me i leju ujërat me ardhë këndej atëherë është e kotë, dëmet kanë me qenë gjithmonë, unë nuk po insistoj me rregullu rrugën, por me bë mbrojtje siç e kanë paraparë ngritjen e nivelit edhe përveç kësaj kanë lënë shakta sipas dëshirës së njerëzve e nuk kanë lënë shakta sipas nevojës që parashihen, unë kam informata se është kah punohet pa projekt fare këtu, por sidoqoftë unë jam duke bërë apel me na dalë në ndihmë”, tha ai.
Ky banor thotë se nëse nuk i bëhet një zgjidhje do t’i ndjekë procedurat gjyqësore për të kërkuar kompensim për dëmet që i shkaktohen.