Connect with us

Arbëri

Dorëzohet kallëzim penal për krime lufte ndaj nën-kryetarit të Kuvendit të Serbisë Bozhidar Deliq

Published

on

Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar të martën kallëzim penal në Prokurorinë Speciale  (PSRK) kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar dhe tash nën-kryetar i Serbisë, Bozhidar Deliq.

Udhëheqësja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda, ka thënë që presin rezultate pozitive.

Janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike një lloj ditari të operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliq”.

Ne e dorëzuam edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur edhe pse prap kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo.

Gjokë Sokoli, dëshmitar njëherësh familjar i viktimave të luftës, tha se kanë sjellë me qindra dëshmi që dëshmojnë pjesëmarrjen e Deliqit në krime lufte.

Kemi sjellë disa materiale për kallëzim penal kundër nënkryetarit të Parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliq, i cili ka qenë gjeneral lufte dhe këto dokumente jo vetëm që policia ka bërë krime por edhe ushtria, që ky ka qenë gjeneral”.

Kemi dëshmi që e kanë njohur që ka marrë pjesë në masakrën e Mejës, Krushës e Gjakovës. Me qindra ka dëshmi dhe besoj se do të dalë para organeve të drejtësisë. Duhet edhe institucionet me apeluar në tërë botën që këtë kriminel”, tha ai.

Udhëheqësja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda, ka thënë që presin rezultate pozitive.

Janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike një lloj ditari të operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliq”.

Ne e dorëzuam edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur edhe pse prap kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo./EO

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arbëri

Vdes një alpinist bullgar në Majën e Jezercës

Published

on

Një bjeshkatar nga Bullgaria, humbi jetën në afërsi të “Majës së Jezercës” në Shqipëri.

Viktima u gjet pa shenja jete nga ekipi i kërkim-shpëtimit të policisë së Shqipërisë, një ditë pas raportimit se ai dhe një bashkëkombës i tij, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.

Dyshohet se gjatë ecjes bjeshkatare, 32 vjeçari kishte rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e ka humbur jetën.

“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut. Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Ky është rasti i dytë i vdekjes tragjike në këtë shteg brenda pak muajve, pasi më 30 mars, këtu humbi jetën edhe një bjeshkatare 43 vjeçare nga Kroacia.

Ndryshe, “Maja e Jezercës” është maja më e lartë e Bjeshkëve të Nemuna, e dyta më e larta në Shqipëri, me lartësi 2,694 metra mbi nivelin e detit. Nga bjeshkatarët alpinistë, shtegu drejt kësaj maje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

Continue Reading

Arbëri

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë e Arbër Pajaziti në Bujanoc   

Published

on

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të diele në Luginën e Preshevës, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, shpalli fitoren në Preshevë, ndërkaq Arbër Pajaziti nga Fronti për Ndryshim, ka shpallur fitoren në Bujanoc.

Në postimin e parë pas zgjedhjeve, Ardita  Sinani shkroi se “Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”.

Edhe Arbër Pajaziti në një postim në facebook theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për qytetarët e Buajnocit.

“Bashkëkombës të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt. S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë. Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe. Gjithmonë në shërbimin tuaj!”, ka shkruar Pajaziti.

Continue Reading

Arbëri

Nga incidenti me armë zjarri mbetet i vrarë këngëtari Amar Ismani

Published

on

Në një përleshje me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Shkup, në lokacionin e njohur si Rruga e Plastikave mbeti i vrarë këngëtari shqiptar, Amar Ismani.

Në incident janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë.

Lajmin për vdekjen e artistit e bëri të ditur edhe vëllai i tij, Edin Ismani në rrejtin social Facebook.

Continue Reading

Trending