Connect with us

Kosovë

Dogana konfiskon mbi 1 mijë fishekë gjuetie kontrabandë

Published

on

Dogana e Kosovës njofton se ka kapur mbi 1 mijë fishekë të gjuetisë në Vërmicë.

Sipas Doganës këta fishekë pritej të kontrabandoheshin, përcjell TV TEMA.

Dogana tregon se i dyshuari ka tentuar të ikë nga kontrolli doganor, por kur u urdhërua të ndalet ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Pas kontrollimit të detajuar në pjesën e gomës rezervë janë gjetur municionet.

Njoftimi i plotë nga Dogana e Kosovës:

Kapen mbi 1000 copë fishek të gjuetisë në Vermicë

Prishtinë 15 gusht 2022 mbremë në orët e vona në pikëkalimin kufitar të Vermicës janë kapur gjatë tentim kontrabandimin mbi 1000 copë fishek të gjuetisë.

Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollën doganore (duke tentuar të ik), mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor. Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë.  Mirëpo në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtoje në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie. Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqiperise, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim:

1.Municion gjuetie                          1074 copë

2.Thikë gjuetie pa markë                      1 copë

Totali: 1074 copë municion gjuetie dhe 1 thikë gjuetie.

Ndaj të dyshimtit është inicuar rasti për kontrabandim të muncionit. Municioni I gjuetisë është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Trending