Connect with us

Kosovë

Kurti: Mbi moshën 16 vjeçare nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur edhe për inicimin e një kampanje të qytetarëve në vend për ndryshimin e Udhëzimit administrativ të para 12 vitesh për ndalimin e mbulesës në shkolla.

Kurti përmes një konference për media nga Dogana e Kosovës tha se Ministria e Arsimit është duke e përcjell shqetësimin e disa qytetarëve për fushatën e nisur për ndryshimin e projektligjit administrativ.

Sipas tij, projektligjin për Liritë Fetare do ta sjellin në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.

Sa i përket atij udhëzimi administrativ, Ministria e Arsimit është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshimin e projektligjit administrativ, ne do ta kemi dhe projektligjin për Liritë Fetare, për komunitetet fetare në Kosovë, të cilën do ta sjellim në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri po ashtu tregoi qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e shamisë në shkolla.

Ai tha se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve.

Por qëndrimin tim e kam thënë para shumë viteve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë. Mosha 16 vjeçare është pragu, e në moshën 16 vjeçare shumë gjëra kanë ndodhur por të cilat edhe do duhej të ndodhin. Meqë mund ta marrësh kartën e identitetit në moshën 16 vjeçare dhe sistemi e mundëson me një procedurë dhe të lidhësh kunorë në moshën 16 vjeçare. Meqë mosha mesatare e popullsisë është 30 vjeç e 2/3 janë nën 35 vjeç besojmë që edhe në të ardhmen e afërme, edhe mosha e votimit të qytetarëve të ishte 16 vjeç, qysh është në disa vende në botë”, tha Kurti duke shtuar se moshën 16 vjeçare e shohin si moshë e pragut për shumë gjëra. “Në këtë aspekt edhe për bartjen e shamisë të cilën e kemi thënë dhe vite më parë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, me moton “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” ka filluar kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Trending