Connect with us

Kosovë

Rritet numri i turistëve në Kosovë, ndikuan edhe festivalet ndërkombëtare

Published

on

Këtë vit Kosova ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve nga e gjithë bota. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar deri më tash, ka pasur rritje prej mbi 25 për qind të vizitorëve, thotë kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti.

Ai apelon institucionet shtetërore për zhvillim të infrastrukturës në mënyrë që vendi të tërheq sa më shumë turistë

Hoti thotë se këtë vit, aktivitetet kulturore si “Manifesta”, Sunny Hill” dhe “Dokufest” kanë ndikuar në rritjen e numrit të turistëve në vend.

Kjo është pozitive, unë mund të them që kemi një rritje mbi 25 për qind në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, kështu që na gëzon fakti që numrit i turistëve dita ditës po shtohet dhe ka kërkesa nga agjenci të ndryshme, nga individë të ndryshëm, nga grupe të ndryshme që ta vizitojnë Kosovën, duke pasur parasysh edhe aktivitetet të cilat janë duke ndodhur në Kosovë dhe këto kanë rritur frekuentimin dhe numrin e turistëve”, thotë ai.

Megjithëkëtë, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës thotë se mund të bëhet edhe më shumë në mënyrë që përmes atraksioneve të ndryshme Kosova të tërheq edhe më shumë vizitorë.

Jemi duke punuar për çdo ditë për t’i ngritur këto kapacitete, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë shumë më tepër sa i përket pjesëve të infrastrukturës dhe bizneset pra komunitetet të punojnë në zhvillimin e produkteve dhe të shërbimeve të cilat janë me vlerë jashtëzakonisht të madhe. Pra ne bashkërisht qoftë institucionet qoftë akterët tjerë duhet të punojmë bashkërisht me qëllim që të ofrojmë kushte sa më të përshtatshme për një zhvillimi sa më të madh të turizmit dhe tërheqjes sa më të madhe të turistëve për ta vizituar Kosovën”, shton ai.

Sa i përket situatës me pandeminë COVID-19 dhe rritjes së rasteve, Hoti thotë se nuk ka pasur ndonjë problem për ardhjen e vizitorëve nga jashtë.

Hoti thekson se në kuadër të Unionit të Turizmit në Kosovë janë duke punuar në disa projekte, përmes të cilave interesuarit do të mund të informohen për aktivitetet kulturore që ndodhin në vend, por edhe për zonat turistike.

Ai thotë se përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare, synojnë të shkollojnë edhe të rinjtë në fushën e turizmit.

Në kuadër të Unionit të Turizmit të Kosovës ne jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë, ju e dini që brenda këtij viti kemi realizuar pesë projekte promovuese për turizmin të Kosovës. Tash së fundi, kemi bërë përditësimin e aplikacionit ‘Think Kosova’, i cili është një aplikacion që shkarkohet në dy platforma Android dhe IOS, është pa pagesë për qytetarët por edhe për vizitorët por së shpejti besojmë që do të shkon nëpërmes Ministrisë së Punëve të Jashtme nëpër të gjitha ambasadat dhe zyrat diplomatike ku Kosova ka në mbarë botën me qëllim që të jetë një ndër adresat e promovimit të turizmit të Kosovës”, tregon ai.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) para disa ditësh ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin maj 2022, sipas të cilave del se 32 mijë e 444 persona kanë vizituar hotelet gjatë kësaj periudhe.

Sipas ASK-së, prej tyre 37.12 për qind ishin vendorë dhe 62.88 për qind ishin të huaj./KP

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Trending