Connect with us

Kosovë

Rizvanolli paralajmëron krizë të energjisë elektrike në dimër, fton qytetarët ta kursejnë rrymën

Published

on

Ministjra e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka apeluar që qytetarët e vendit të kursejnë energjinë elektrike, për shkak të krizës për mungesë të saj e cila pritet të vijojë gjatë dimrit të ardhshëm.

”Besoj është qartë tashmë, që dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për Europën. Kjo do të ndikojë edhe tek neve, për import të energjisë”.

”Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm, për vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që janë të realizueshme. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjen e Kosovës A dhe B të përfundojnë para dimrit”.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se edhe peleti do të jetë pjesë e listës së produketeve esenciale, të cilave do t’iu përcaktohet një çmim i përballueshëm sipas saj, për qytetarët, transmeton KK.

”Duhet të kursejmë energji, sa i përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale”.

”E edhe peleti do të llogaritet brenda listës së produkteve esenciale. Do të shtojmë përpjekjet në mënyrë që vjedhja e energjisë elektrike të parandalohet”.

”Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin”.

”Dimri në të cilin po hyjmë, është dimër i jashtëzakonshëm. Sivjet çmimet që kemi parë në tregun e vitit të kaluar, veçse kanë ardhë në verë. Mund të gjendemi shumë lehtë në një situatë, kur Rusia e ndalon komplet qarkullimin e gazit, dhe mund të vie tek situata ku në tregun europian s’mund të ketë energji, pavarësisht prej çmimit”.

”Secili prej nesh, jemi duke bërë maksimumin, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta kalojnë më lehtë këtë dimër”.

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Trending