Connect with us

Kosovë

Kurti fton përsëri serbët t’i marrin targat RKS, thotë se dezinformimi po rrezikon sigurinë kombëtare

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës u është drejtuar qytetarëve serbë lidhur me dy vendimet për reciprocitet, duke ftuar ata që t’i konvertojnë targat e automjeteve.

Kurti gjatë mbledhjes tha se gjatë kohës sa ishin vendosur barrikadat ka pasur fushatë dezinformues, ndërkaq theksoi se dezinformimi sot paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Konvertimi i targave të automjeteve nga ilegale në RKS i shërben rendit, ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë. Duke i kontribuar këtyre qëllimeve mund të përfitohet nga lirimi nga taksa doganore, taksa administrative, tarifa për targën etj, që në vlerë totale kapin shifrën rreth 5 mijë euro”, tha Kurti.

Siç raporton Telegrafi, ai foli edhe për vendimin për pajisje me dokumente të Kosovës për hyrje dalje. Sipas tij vendimi nuk pengon lirinë e lëvizjes.

Koha mesatare e pritjes është 20 sekonda… ndërkohë që për një masë të njëjtë tash e 11 vjet sa herë udhëtojmë në Serbi ne duhet të presim ndërmjet 10 dhe mbi 60 minuta”, tha Kurti.

Ai tha se nuk është e vërtetë që dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi në këmbim me ato të Kosovës për hyrje dalje. “Dokumenti në hyrje dalje është dokument shtesë dhe pa pagesë”, tha më tej Kurti.

Kryeministri i vendit më tej deklaroi se po jetojmë në një epokë sfiduese andaj duhet kujdes i shtuar, raporton Telegrafi.

Dezinformimi sot paraqet rrezik për sigurinë kombëtare… Ju bëj thirrje edhe njëherë që të përcillni me vëmendje njoftimet nga Qeveria jonë, t’i verifikoni burimet e lajmeve dhe mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim mund ta kenë destabilizimin. Fushata jonë e informimit për regjistrimin e tabelave të veturave nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit, kur edhe do të rifillojmë së zbatuari edhe dy vendimet”, tha kreu i ekzekutivit.

Derisa falënderoi qytetarët për durimin, Kurti në fund tha se barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lartë.

Ai tha se Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë përbëhen nga qytetarët tanë pa dallim dhe janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës javë më parë ka marrë dy vendime.

Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Ndërkaq përmes një vendimi tjetër, Qeveria mundëson regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022./telegrafi

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Trending