Connect with us

Ferizaj

Vazhdojnë protestat kundër projektit ”Bashkimi i Qytetit”

Published

on

“Shiten objektet për shkak të presionit nga komuna, për përfitime të veta”.  Kështu shkruante sot në letrat e vendosura nëpër dhjetëra dyqane të rrugës “Madeleine Albright” në Ferizaj. Këto biznese protestën e nisur dje për projektin “Bashkimi i Qytetit”, sot e vazhduan në këtë mënyrë. Ata po ankohen se drejtues të pushtetit po i mashtrojnë, ndërsa me pikat e vendosura në orët e mbrëmjes së djeshme, shumicës së këtyre bizneseve do t’u pamundësohet afarizmi.

“Kjo do të thotë se po na e mshelin derën, kanë ardhë mbrëmë dhe i kanë vendosur pikat e projektit që po i bjen mexha as me centimetra larg shtëpisë time. Unë punoj që 50 vjet në Zvicër me fëmijë e me krejt, kam marrë kredi e kam ardhë kam investu këtu i kam ble këto dyqane, e sot me ta mbyll derën kjo është diçka e pakuptimtë. Po ja falim krejt komunës se përndryshe s’po di çka me bë”, tha plaku me emrin Ibrahim.

 “Kjo reklamë që e kemi vendosur në dyqan tregon se sa të shqetësuar jemi me projektin që komuna po donë ta bëj këtu nënkalim e neve si biznese do me na e blloku punën. Nuk jemi kundër investimeve, por ato të bëhen edhe me pëlqim të komunitetit tonë, e jo fare pa na pyetur po vijnë edhe po punojnë çfarë po ua merr mendja. Kjo protestë simbolizon një dëshmi se në çfarë shteti jemi duke jetuar ne, sepse ata janë duke punuar vetëm për përfitime të veta dhe jo për interesa të qytetarëve”, tha Vesel Thaçi.

Këto shqetësime të bizneseve nga komunarët konsiderohen të paarsyeshme.

“Absolutisht këtu nuk ka kurrfarë interesi. Interesi i vetëm është interesi qytetarë dhe i komunës në përgjithësi, unë mund t’iu them atyre se aty do të ketë ngritje të vlerës së pronave të tyre dhe nuk e di pse ata ankohen për këtë projekt, thjesht shqetësimet e tyre janë të paarsyeshme, ne i kemi bërë disa ndryshime bazuar në ankesat e atyre bizneseve dhe ky projekt do të realizohet deri në fund”, tha drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi.

Banorët dhe afaristët e rrugës “Madeleine Albright”, në të cilën do të ketë tunel të hapur në bazë të projektit “Bashkimi i Qytetit”, kanë paralajmëruar se protestat do t’i vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme në mënyra të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending