Zyra e dokumenteve në stacionin e policisë në Ferizaj, nga e enjtja e katër gushtit deri më 31 gusht do të punojë me orar të zgjatur.
Kjo zyre e cila lëshon vërtetime për dokumente të humbura dhe për verifikimin e së kaluarë do të punojë nga ora 08:00-18:00 dhe të shtunën, përcjell TV TEMA.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Policia Rajonale e Ferizajt i njofton qytetarët se me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Basri Shabani, Zyra e Dokumenteve në stacionin e policisë në Ferizaj, e cila lëshon vërtetime për dokumente të humbura dhe vërtetime për verifikim të së kaluarës, duke filluar nga nesër, datë 04.08.2022- 31.08.2022, do të punojë me orar të zgjatur, prej orës 08:00-18:00, edhe ditën e shtunë, ( nga e hëna deri të shtunën).
Ky vendim vije si shkak i rritjes së kërkesave të qytetarëve, bashkatdhetarëve që janë për pushime në rajonin e Ferizajt.