Qendra tregtare “ETC”, sot ka shënuar 13 vjetorin e themelimit. E nisur para tri dekadave si “Elkos Grup”, kjo kompani sot ka rrjetin më të madh të shitjes në Kosovë, duke punësuar kështu edhe qindra punëtorë, ku vetëm në Ferizaj janë të punësuar mbi 150 sosh.
Në këtë përvjetor, menaxherja e ”ETC”- së në Ferizaj, Ganimete Rexhepi-Krasniqi, tha se edhe kësaj radhe janë përkujdesur që për konsumatorë të ofrojnë zbritje në shumë produkte.
“Sot ”ETC” ka 13 vjetorin e themelimit dhe në kuadër të ditëlindjes kemi organizuar oferta të ndryshme për konsumatorë, duke filluar nga ofertat me gratis, pjesa e higjienës, e tekstilit, pjesa ushqimore, që ka artikuj me gratis dhe produkte tjera që janë me zbritje”, tha ajo.
Kurse, konsumatorët u shprehën të kënaqur me shërbimet që ofrohen në këtë qendër.
“Jemi konsumatorë të rregullt të ”ETC”-së nga momenti që është hapur ”ETC” në Ferizaj, nga atëherë jemi konsumatorë të rregullt, jemi shumë të kënaqur me pritjen, kualitetin e cilësinë e mallit, ndërsa për sot unë nuk kam ardhur për nder të përvjetorit, por po shihet se ka zbritje”, tha Basri Shabani.
”ETC” në Ferizaj ka filuar të punoj që nga viti 2006.