Connect with us

Kosovë

Tre shtetas të huaj tentojnë të korruptojnë Policinë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhënies së mitos që ka ndodhur në magjistralen Prishtine-Ferizaj.

Në raportin e Policisë thuhet se tre të dyshuarit janë shtetas të huaj dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës nuk ka treguar shumën e cila u tentua të jipet si mito për zyrtarët policor.

Raporti i plotë i Policisë:

DHËNIE E MITOS

Magjistralja Prishtine-Ferizaj 01.08.2022 – 01:10. Raportohet se dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të huaj u kanë ofruar zyrtarëve policor para si mito. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kosovë

Sudani e njeh Republikën e Kosovës

Published

on

Presidenca e Kosovës e bëri të ditur se sot Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Kjo u bë e ditur nga takimi i presidentit të Sudanit me presidenten Vjosa Osmani në Turqi.

Continue Reading

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Trending