Connect with us

Ferizaj

Eskalon katrahura e ndërtimeve në Ferizaj

Published

on

Këto pamje nuk janë nga Bangladeshi, por janë regjistruar midis qytetit të Ferizajt, përkatësisht në rrugën ”Madeleine Albright”. Ndërtimet që po ndodhin gjithandej qytetit, kanë bërë që në disa raste të shfaqen edhe problemet më jetike për banorët. Habib Hasani nga Ferizaj, i cili prej paslufte e ka ndërtuar këtë ndërtesë për banim familjar, u dashtë që pas gjithë këtyre viteve të kthehet nga Zvicra e ta ruaj pronën e vetë nga ndërtimet tjera përreth që ia kanë zënë dritën në dhomat e gjumit. Ky bashkatdhetarë për këtë problem i ka informuar të gjitha institucionet përkatëse në Ferizaj, por tash e disa muaj organet përgjegjëse as nuk vepruan e as nuk i dhanë përgjigje.

“Kam qenë dy javë ditë në prill të këtij viti, punët ishin duke u kryer në pjesën tjetër, por s’më kanë interesuar sepse nuk kishte të bënte me pengesë tek prona ime, kur erdha sërish në korrik veç e pash që punët kishin nisur edhe ngjitur me objektin tim, e kam lajmëruar inspektoratin me thanë shko në polici, kur shkova në polici ata më thanë që duhet të kem vendim të gjykatës, pastaj mora avokat dhe fillova me procedura, isha në komunë, ngjarjen e dinë 100 për qind, kam biseduar me drejtorin Lulzim Aliu, më ka treguar se dy herë i kanë vendosur shirita asaj ndërtese sepse nuk ka leje, ka kallëzim penal edhe në prokurori. Unë thjesht s’di nga t’ia mbajë, nga të iki prej banesës sime. Katet e para i kanë zënë dritaret, tash punët kanë mbërri deri në katin e katërt ku edhe jemi tani. Nganjëherë punët i ndalë, por ato i vazhdon kryesisht në vikende, pushime, si dhe gjatë fushatës“, tha Hasani.

Hasani thotë se është detyruar të marrë pushim nga puna atje, për të qëndruar këtu vetëm për këtë problem, derisa ankohet se për këtë rast janë të shqetësur e gjithë familja.

“Veç për këtë problem jam ardhë, tash e katër javë jam duke qëndruar këtu për me pa se si po rrjedhin më tutje këto punë. Thjesht ne prej banesës sonë nuk kem ku ikim. Prej paslufte e kemi ndërtuar këtë ndërtesë dhe i posedojmë të gjitha dokumentet që na kanë kërkuar. Besoni që fëmijët janë traumatizuar kur i kanë parë këto ndërtime, ata janë lindur e rritur në Zvicër gjërat i kuptojnë më ndryshe, sepse unë e di mentalitetin tonë, por fëmijët asesi nuk po pajtohen. Besoni ne ishim duke bërë gjumë në këtë dhomë, në dritare kërsitshin gozhdat e çekanët”, tha Hasani.

Gjykata Themelore në Ferizaj  me aktvendimin e datës 26 shtator 2018, është shpallur jo kompetente për të vendosur rreth kësaj çështje, duke vlerësuar se kompetentë për të vendosur janë organet administrative, respektivisht Inspektorati Ndërtimor Komunal, kompetencë kjo e cila përcaktohet në dispozitat e nenit  29, 33 dhe dispozitat e tjera të Ligjit për Ndërtim. Përmes një e-maili kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni, ka thënë se kryetari i gjykatës në bazë të autorizimeve ligjore, nuk ka  juridiksion  për të vlerësuar ligjshmërinë dhe rregullsinë e vendimeve gjyqësore të kësaj natyre,  por  vlerësimi i këtyre komponentëve  është komptencë e  Gjykatës së  Apelit, e cila vepron sipas mjeteve juridike që mund të përdoren nga palët e autorizuara.

Ndërkaq, Televizioni Tema gjatë tërë ditës ka provuar të kontaktojë me drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj Lulzim Aliun, por ai as nuk ndodhej në zyrat e komunës, e as nuk u është përgjigjur telefonatave të televizionit.

Ndryshe, bazuar në një shkresë të inspektorit të ndërtimtarisë dërguar palës ankuese më 13 gusht të këtij viti, thuhet se për objektin i cili ndërtohet herë pas herë me pronar Ekrem Tërshana, është lëshuar konkluzë për lejen e ekzekutimit apo rrënimit dhe  njëjta është përcjell tek zyrtari komunal për ekzekutime dhe po ashtu është bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending