Sapo kanë përfunduar kualifikimet për garën e Formula 1 në Hungari dhe është George Russell i Mercedes që ka fituar Pole Position dhe nesër do të niset i pari në garë, raporton TV TEMA.
Menjëherë pas tij vjen dyshja e Ferrarit, Carlos Sainz dhe Charles Lecler që luftuan deri në fund për Pole Position por që në fund britaniku i Mercedesit doli të jetë më i shpejtë.
Nga vendi i katërt do të niset Lando Norris me bolidin e tij McLaren, kurse menjëherë pas tij në vendin e pestë dhe të gjashtë do të jenë dyshja e Alpine, francezi Esteban Ocon dhe spanjolli Fernando Alonso që edhe një herë po tregojnë që bolidi i sivjetëm i Alpine F1 ka kapacitet të luftojë për pikë.
Lewis Hamilton i Mercedes u rendit i shtati, derisa shoku i tij i skuadrës Russell doli i pari në kualifikime.
Ishte ish shoku i skuadrës së Hamilton, Bottas që tani garon me Alfa Romeon që u rendit i teti, kurse Riccardo i McLaren i nënti.
Dyshja e Red Bull-it, Verstappen dhe Perez zhgënjyen sot, kandidati për kampion bote Verstappen u rendit i dhjeti në kualifikime pas telashe me bolid kurse Perez vetëm i njëmbëdhjeti.
I dymbëdhjeti u rendit kinezi Zhou i Alfa Romeo, kurse i trembëdhjeti dhe i katërmbëdhjeti, Magnussen i Haas dhe Stroll i Aston Martin respektivisht.
Nga vendi i pesëmbëdhjetë nesër do të niset djali i legjendës së sportit Schumacher, Mick Schumacher që garon me Haas F1 Team.
Në pozitën e gjashtëmbëdhjetë u rendit japonezi Tsunoda i Alpha Tauri, kurse i shtatëmbëdhjeti Alex Albon i Williams.
Sebastian Vettel, katër herë kampioni i botës do të niset nga vendi i tetëmbëdhjetë kurse Gasly dhe Latifi do të nisen të fundit.
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023