Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti nesër mbledh Këshillin e Sigurisë, shkak targat

Published

on

Të dielën do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ka konfirmuar njoftuar kryeministri Albin Kurti.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se kjo mbledhje do të mbahet për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mirë me çështjen e ndërrimit të targave të automjeteve të serbëve në Kosovë dhe për dokumentet e përkohshme që do t’u jepen atyre para se të hyjnë në territorin e Kosovës.

“Nesër në mëngjes e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku do të diskutojmë me krerët e organeve dhe me disa ministra çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk iu pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës”.

Andaj, kjo mbledhje është organizuar për të shikuar nëse janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar për të zbatuar vendimin e Qeverisë”, deklaroi ai.

Nga 1 gushti fillon regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës më 29 qershor të këtij viti, ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Po ashtu, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kosovë

Vendimi i Supremes hap rrugën për certifikimin e rezultateve zgjedhore

Published

on

Me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme, me të cilin refuzohet si “e pa themeltë” ankesa e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve – LPB, lidhur me manipulimin e votave me postë, është hapur rruga drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

 Partia Demokratike e Ashkalinjëve – LPB kishte kontestuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte hedhur poshtë si “të pasafatshme” ankesën e kësaj partie lidhur me manipulimet për votat me postë.

Pasi më nuk ka ankesa të tjera, tani është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike 24, Lidhja Demokratike 20 dhe koalicioni AAK – Nisma 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Vdes shoferi i automjetit të aksidentuar në Vushtrri

Published

on

Një automjet, që po transportonte nxënës, pësoi aksident mëngjesin e sotëm në Vushtrri, duke lënë të vdekur shoferin dhe duke lënduar disa nxënës.

Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Galicë të Vushtrrisë kurse  disa orë më vonë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njoftoi se shoferi i automjetit të aksidentuar, Hajzer Sadiku 59 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

 “Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge”, u tha në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se me veturën e aksidentuar po transportoheshin nxënës nga fshati Duboc i kësaj komune dhe se nxënësit e lënduar tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Ndërkohë nga spitali i Vushtrrisë u bë e ditur se gjendja e nxënësve tq7 lënduar është përgjithësisht stabile. Një nxënëse është referuar për trajtim në Prishtinë, në QKUK, për shkak të lëndimeve pak më të rënda. Të tjerët janë liruar, duke iu rekomanduar edhe konsultimin me mjekët dhe trajtimin e mëtutjeshëm.

Continue Reading

Kosovë

Ish-presidenti Hashim Thaçi viziton babanë e tij në QKUK

Published

on

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë për të vizituar babanë e tij, i cili prej një kohe është duke u trajtuar në QKUK.

Thaç pati bërë disa herë kërkesa te Dhomat e Specializuara të Hagës për ta vizituar babanë e tij të sëmurë, por ato i ishin refuzuar deri tash.

Siç bënë të ditur Gjykata Speciale, vendimi për lejimin e vizitës është marrë për arsye humanitare.

“Trupi Gjykues për arsye humanitare ka udhëzuar Sekretarinë që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë, për takimin e Hashim Thaçit me familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën përcjelljen e Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Trending