Connect with us

Kosovë

Presion mbi serbët e veriut për targat RKS

Published

on

Qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës po u bëhet presion për të mos i regjistruar veturat e tyre me targa të Kosovës.

Presioni të martën në mbrëmje erdhi përmes fletushkave me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM”, “Veturën mund ta tjetërsosh dhe ta shesësh” etj., duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Mbishkrimet janë të shkruara në alfabetin cirilik, ndërsa burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se personat të cilët kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës, kanë bartur në kokë shamia, kapela dhe të ngjashme, për t’u mos identifikuar, pasi që i tërë veriu është i mbuluar me kamera.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Bratisllav Radoviq, ka thënë se policia deri tani nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Sipas tij, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë gjatë ditës në këtë drejtim në mënyrë që t’i identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat siç tha ai, janë kundër ligjore.

Kosovë

Nga tetori pensionet rriten për 20%

Published

on

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i rrisë për 20 % pensionet duke filluar nga ky muaj.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e financave Hekuran Murati.

Pensionet që do të rriten nga tetori janë: pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Me këtë rritje, nga tetori pensioni bazik i moshës do jetë 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.

Ndërkohë, nga muaji janar 2025 për 20% do të rriten edhe pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, ku përfshihen familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Për më shumë, tek kategoritë për familjet e dëshmorëve të UÇK-së dhe të të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një dëshmor ose të zhdukur, do të ndryshohet edhe formula e pensionit, duke e rritur atë për 50% të pensionit bazë për çdo dëshmorë apo të zhdukur tjetër që ka familja.

Në një postim në Facebook, Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar skemën e këtyre kategorive si do të bëhet pas rritjes së fundit.

Continue Reading

Kosovë

Asgjësohen 19 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar për asgjësimin e 19-të gjedheve në fshatrat Gushicë dhe Verban të Komunës së Vitisë pasi u konstatua infektimi i tyre me tuberkuloz.

Sipas AUV-së, menjëherë pas konstatimit të infeksionit, është ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma, në përputhje me Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi. Me krijimin e kushteve teknike dhe logjistike, asgjësimi i kafshëve është realizuar nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë në një vend të përcaktuar nga komuna, në kodrinën Bagdad, e destinuar për groposje të kafshëve.

Pronaret e fermave janë urdhëruar që të kryejnë pastrimin dhe dezinfektimin e fermave dhe është ndaluar popullimi i tyre për një periudhë gjashtëmujore.

Përmes një kompanie të kontraktuar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka siguruar asgjësimin gjedheve si dhe dezinfektimin e ambienteve ku qëndronin kafshët e infektuara derisa fermerët do të kompensohen për humbjet e pësuara.

Continue Reading

Kosovë

Deputetët Rrahmani e Korenica largohen nga Lëvizja Vetëvendosje

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, për t’iu bashkuar koalicionit të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media, gjatë së cilës deputeti Rrahmani tha se bashkimi në, siç e quajti “Listën për Familjen”, po bëhet për shkak të projektligjeve, përkatësisht Kodit Civil dhe atij për Fertilizim të Asistuar, që kanë ardhur në kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, e që sipas tij, e cenojnë familjen tradicionale shqiptare.

Ai tha se kauza për familje është kauzë mbipartiake prandaj ka ardhur koha, siç u shpreh “për një angazhim politik më ndryshe”, duke shtuar se pjesë e këtij projekti do të jenë personalitete që e kanë dëshmuar veten dhe kanë një tregim suksesi në jetën e tyre.

Sa i përket angazhimit të mëtutjeshëm në kuvend, Rrahmani tha se si çdo herë do ta mbështesin secilën iniciativë, që sipas tyre, është e dobishme dhe do ta kundërshtojnë secilën që e konsiderojnë si të dëmshme.

Continue Reading

Trending