Connect with us

Kosovë

Përkujtohen 21 policët e rënë në detyrë

Published

on

Me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, të martën është organizuar ceremonia memoriale në nderim të tyre.

Të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke për kujtuar rënien e 21 policëve gjatë kryerjes së detyrës, tha se ata ranë duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Konjufca tha se Policia e Kosovës falë punës së saj është bërë institucioni më të besueshëm të popullit tonë.

“26 korriku është data e policëve heronj të vendit tonë. të cilët nuk kursyen as vetën në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. E gjithë kjo sakrificë u bë për mbrojtje të vendit tonë. Sot po shënojmë 22 vite të këtij institucioni bosht të shtetit tonë. Me punën e tyre të palodhshme, Policia e Kosovës është shndërruar në institucionin më të besueshëm të popullit tonë. 21 policët e rënë në sundim të ligjit e të paqes në vendin tonë, sot këtu i kujtojmë 21 heronjtë tanë. Në këtë ditë e shënojmë edhe rënien e heroit tonë Enver Zymberit, i cili sa ishte në vendosje të rendit dha jetën në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë”, tha Konjufca.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se polici ka rol integral në shoqëri, e jo rol përfaqësues të dhunës shtetërore, ndërsa shtoi se organet e rendit duhet të veprojnë “shpejt e drejt në zbardhjen e vrasjes së Enverit dhe të gjithë të tjerëve”, raporton EO.

“Zyrtarët tanë policorë do të ishin me të suksesshëm sikur të mos përballeshin me faktin se ligji ka çaluar kundër strukturave kriminale. Ka çaluar ndaj strukturave paralele, dhe veprimtaria e sigurimit të rendit shtetëror është ndeshur me struktura që nuk e duan ekzistencën si shtet e shoqëri”, tha Sveçla.

Ai potencoi se vizion i Policisë së Kosovës është mbrojtja e shtetit, ndërsa tha se profesionalizmi i policisë është i lidhur me shoqërinë.“Krimi nuk ka uniformë, është fenomen që dëmton ekonominë e tregtinë, dhe pengon zhvillimin e vendit. Krimi është fenomen që vepron kundër sovranitetit dhe tenton të veprojë si alternativë ndaj shtetit. Përballë krimit pa uniformë, polici ka uniformë, atë të shtetit”, deklaroi Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se Qeveria do ta sigurojë veprimtarinë e Policisë, duke thënë se puna e zyrtarit policor nuk do të mund të shpërblehet kurrë.

“Ta dini se bijtë dhe bijat tuaja do të jenë udhërrëfyesit tanë. Do të mbajmë përjetësisht përkujtimin për ta”, u tha Sveçla familjarëve të policëve të rënë në detyrë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, deklaroi se vepra e 21 zyrtarëve policorë të rënë, do të respektohet gjithmonë, në piedestalin më të lartë.

Ai iu bëri thirrje policëve që punën ta kryejnë me profesionalizëm.

“Ne jemi të vetëdijshëm që puna policore nuk është e zakonshme. Përballja me krimin është përballja me njerëzit që i keqtrajtojnë viktimat”, tha ai.

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, në krye të detyrës kanë rënë: Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanoviq, Musin Krasniqi, Enver Zymeri, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaqi.

Për nder të Ditës së policëve, pati parakalim të trupave të Policisë së Kosovës.

Kosovë

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranojnë fajësinë dhe dënohen me burgim

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën me tre vjet burgim kurse Sabit  Januzin dhe Ismet Bahtijarin me dy vjet burgim.  

Dënimet ndaj tyre u shqiptuan pasi në fund të dhjetorit 2024, Shala, Januzi dhe Bahtijari arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi.

Bahtijari dhe Januzi u arrestuan në tetor, ndërsa Shala në dhjetor të vitit 2023.

Koha e kaluar në paraburgim në Hagë, atyre do t’iu llogaritet në vuajtjen e dënimit .

Continue Reading

Kosovë

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli u deklarua “plotësisht i pafajshëm” kurse i akuzuari si kryes i vrasjes, Granit Kokalla u mbrojt në heshtje.

I akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërkaq,  i akuzuari i katërt , Tom Dodaj në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë, ku  sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën e vrasjes me 20 fishekë për 280 euro.

Dodaj, u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe rasti i tij u veçua nga rasti ndaj tre të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30 mijë euro pagesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Kosovë

Manchester City – Real Madrid, finalja para finales në barazhin e Ligës së Kampionëve  

Published

on

Ndeshja e ndërmjet dy gjigantëve evropianë,  Manchester City dhe Real Madrid është një nga përballjet më interesante e çifteve të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Me shumë kërshëri pritet edhe ndeshja mes Brest dhe Paris Saint-Germain, si dy ekipet franceze me ecurinë më të mirë në fazën e parë të formatit të ri Ligës së Kampionëve.

Nga tërheqja e shortit për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve që u zhvillua sot në Nyon të Zvicrës u mësuan edhe çiftet tjera të barazhit për kalim në raundin e 1/8-ës të kësaj gare elitare.

Ekipet që do të luajnë mes vete në fazën e plejofit janë:

Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

Fituesit e këtyre takimeve do të përballen me ekipet që kaluan direkt në raundin e 1/8-ës, Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille apo Aston Villa.

Raundi i 1/8-ës do të luhet më 4-5 dhe 11-12 mars 2025.

Continue Reading

Trending