Në fshatin Jezerc të Ferizajt, në vendin ku është zhvilluar Beteja në të cilën ranë 9 dëshmorë, është mbajtur akademi solemne me rastin e 20 vjetorit të kësaj dite.
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se ”Epopeja e Jezercit” ishte pikë kthese shumë e rëndësishme në luftën e UÇK-së kundër regjimit serb.
Ndërsa, ish-eprorë të UÇK-së, thanë se Beteja e Jezercit paraqet vendosmërinë e UÇK-së dhe vullnetin për liri.
Kurse, ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes Shkuri Buja, pati disa kritika.
Në një fjalë rasti në emër të Qeverisë së Kosovës, foli ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica.
Akademia solemne ishte aktiviteti i parafundit që është organizuar për të shënuar ”Epopenë e Jezercit”. Ecja deri në Jezerc është aktiviteti i fundit që do të mbahet nesër në shënim të kësaj epopeje.