Connect with us

Ferizaj

Në 20 vjetorin e ”Epopesë së Jezercit” familjarët kërkojnë të mos harrohet amaneti i dëshmorëve

Published

on

Për çdo komb të qytetëruar dëshmorët janë lavdia e krenaria e tij, ndër vlerat  më të çmueshme që nderohen nga të gjithë. Në historitë, enciklopeditë e botimet e ndryshme, atyre u kushtohet vëmendje e veçantë. Për ta janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen libra, monografi e artikuj pafund. Megjithatë, dhembja e malli veç sa vjen e shtohet për ata që ia falën më të dashurit e tyre atdheut.

“Jemi krenarë për vëllezërit që patëm dhe për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për këtë vend, fjalë kemi shumë për ta, por kemi edhe emocione se ata vet kanë folur me rënien e tyre, por besoj se të gjallët duhet të punojnë më shumë dhe mos ta harrojnë gjakun e tyre”, tha Sanije Sylejmani, motra e dëshmorëve Bajram e Gursel Sylejmani.

 “Sa më vonë mërzia është më e madhe, mirëpo si familje e dëshmorit jemi të kënaqur me atë çka është arritur, edhe pse disa zëra që i dëgjoj më shqetësojnë kur thonë kurrë më keq s’ka qenë, por kjo nuk është e vërtetë, Kosova kurrë ma mirë s’ka qenë se sot, normal duhet me kërku populli njerëz të mirë me i zgjedhë, për atë çka kanë luftuar është arrit më 12 qershor, e tash sa jemi ne të aftë më përparu si shtet është problem i joni, por jo i dëshmorëve më ”, tha Kadri Islami, babai i dëshmorit Driton Islami.

”Më shumë krenarë se gjithë të tjerët, unë i përshëndes të gjithë që na përkrahin deri më sot, edhe qytetarët edhe të gjithë, po shpresojmë se do të bëhemi edhe më mirë”, tha Bekim Hetemi, vëllai i dëshmorit Kemajl Hetemi.

Familjarët e dëshmorëve apeluan që të mos harrohet amaneti i atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending