Connect with us

Ferizaj

Mbahet Panairi i Sporteve në Ferizaj

Published

on

Dhjetëra klube e shkolla të sportit në Ferizaj, performuan për disa orë në sheshin e qytetit, në kuadër të Panairit të Sporteve që po organizohet nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe Sportit, si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës. U tha se përmes këtij aktiviteti Qeveria e Kosovës po synon të nxjerrë sportistë të vyeshëm dhe ta largoj rininë nga dukuritë negative.  Vjollca Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës, tha se që nga 23 shtatori në kuadër të Javës Evropiane,  gjithandej Kosovës  janë duke u zhvilluar një varg aktivitetesh të ndryshme sportive.

“Edicioni i katërt i Panairit të Sportit që sot po zhvillohet në 16 komuna ka për qëllim që klubet sportive të komunës suaj të paraqesin ofertën e tyre për nxënësit e shkollave fillore, në mënyrë që fëmijët të largohen nga rruga dhe ata të joshen me sportet të cilat do t’i praktikojnë pastaj”, tha Krasniqi.

Kjo ngjarje sportive u mbështet edhe nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj. Ky aktivitet u shënua në kuadër të manifestimit “Epopeja e Jezercit”

“Po ndihem krenare nga kupat dhe medaljet që i pashë në tavolinat e klubeve sportive me të cilat e kanë nderuar qytetin e Ferizajt, prandaj ne si Drejtori e Sporteve ndihemi krenarë për të arriturat e sportistëve të Ferizajt. Përndryshe, sa i përket infrastrukturës sportive në Ferizaj, së fundi Ministria e Kulturës ka financuar ndërtimin e një qendre sportive në fshatin Greme, po ashtu kemi edhe zotime të tjera në përkrahjen e sportit dhe infrastrukturën e kësaj fushe shumë të rëndësishme“, tha Xhemile Murati-Shabani.

Klubet që sot morën pjesë në këtë panair u shprehën të kënaqur me këtë aktivitet, duke treguar se pavarësisht kushteve që institucionet po ofrojnë për ta, shkollat e sportit po nxjerrin talentë, kualitet dhe rezultate të mira.

“Është atmosferë shumë e mirë, sportistët tanë po bëjnë një aktivitet, po ashtu edhe reklamë për sportet e tyre, si dhe po kënaqemi duke e ditur se është edhe java e Epopesë se lavdishme dhe panairi po zhvillohet pikërisht në këtë ditë. Ndryshe,  klubi jonë i karatesë çdo ditë e më shumë po sjell rezultate të mira,  kupa e medalje”, tha Gani Mahalla nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

“Unë besoj që jemi duke bërë një punë e cila ia vlenë për t’u vlerësuar. Kemi filluar ta bëjmë një organizim shumë të mirë, pastaj vet pranimi në instanca më të larta të futbollit ka bërë që të rritet më shumë motivi dhe angazhimi për punë. Qëllimi kryesor i shkollës sonë është që të kultivojmë sportistë shumë të mirë që dinë ta japin maksimumin që ta avancojmë futbollin në vendin tonë”, tha Fatos  Ademi, trajner i klubit të futbollit “Dinamo”.

Nga ky panair i sporteve, u ftuan të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që t’i motivojnë fëmijët për t’u angazhuar nëpër sporte të ndryshme, ndërsa institucionet u zotuan se përkrahja qeveritare për këtë fushë nuk do të mungojë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending