Këta artistë ferizajas u ngjitën sot në fshatin heroik, ku këto ditë po shënohet “Epopeja e lavdishme e Jezercit”. Qëllimi i tyre është shumë human dhe mirënjohës, sepse këta piktorë gjatë ditës sotme punuan vepra arti me motive lufte, të cilat do t’iu dedikohen figurave të vlerësuara që Organizata e Vetëranëve të Luftës do t’ua dorëzoj për këtë 20 vjetor të “Epopesë së Jezercit”. Edhe ky aktivitetet po zhvillohet në kuadër të agjendës së ngjarjeve që janë planifikuar këtë javë për shënimin e kësaj epopeje.
“Sot artistët janë këtu për të punuar në këtë koloni artistike e cila është përzgjdhur të ndodhë pikërisht në vendin ku edhe është bërë beteja e Jezercit. Besoj se pjesëmrrësit e kësaj kolonie këtu do të kenë më shumë frymëzim dhe do të dalin piktura sa më të mira, në mënyrë që më pas ato të shpërndahen si dhurata për shoqatat e dala nga lufta. Natyrisht që tema e kësaj kolonie artsitike është me motive të luftës së fundit, prandaj edhe jemi këtu”, tha drejtoresha e kulturës Xhemile Murati-Shabani.
Këto aktivitete të “Epopesë së Jezercit” po përcillen nga afër gjithmonë edhe nga drejtues të shoqatave të dala nga lufta. Luan Jahiri nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se punimet e artistëve gjatë tërë ditës do të mund të vizitohen nga qytetarët.
“Ne do të jemi gjatë tërë ditës këtu, do t’i përcjellim grupe grupe që dëshirojnë të vijnë, pastaj në orët e pasditës do të vijnë ish-ushtarë të kësaj ane, por qëllimi është që shikuesit do të qëndrojnë vetëm nga pak, në mënyrë që mos të pengohet puna që këta njohës të artit figurativ do të punojnë në këtë koloni”, tha Luan Jahiri.
E, derisa institucionet lokale dhe shoqatata e dala nga lufta po shënojnë “Epopenë e lavdishme të Jezercit”, pikërisht në këtë vend ku po realizohet kjo koloni artistike, është një gjysmë lapidari, i cili po ashtu i bëri gati 20 vjet e asnjëherë nuk arriti të përfundoj ashtu siç e pati qëllimin. Sido që të jetë, rrugët të cilat të shpien për Jezerec sot ishin kuq e zi, e që me këta flamuj jepej pak shpresë që Jezerci këto ditë ka atmosferë festive e përkujtimore.