Connect with us

Ferizaj

Miratohet buxheti i Ferizajt për vitin 2019 në vlerë mbi 30 milionë euro

Published

on

Pas një debati disa orësh, Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi buxhetin për vitin 2019 në vlerë mbi 30 milionë euro. Pro këtij propozimi votuan 20 asamblistë, ndërsa LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje abstenuan.

Para asamblistëve ferizajas, kryetari Agim Aliu, tha se buxheti i hartuar sivjet shënon rritje krahasuar me vitin e kaluar, duke theksuar se hartimi i tij është bërë duke respektuar kërkesat ligjore të këtij procesi dhe në bashkëpunim me qytetarët. Aliu tregoi edhe projektet kapitale që janë paraparë në këtë buxhet, shumica prej të cilave janë financim i Qeverisë, duke ritheksuar se keqmenaxhimi i pushtetit paraprak ka bërë që shumë projekte të mos parashihen në këtë dokument për shkak të mungesës së financave.

“Më lejoni që të falënderoj në emër të qytetarëve të Ferizajt nivelin qëndror që gjatë këtyre muajve qeverisës ka mirëkuptuar kërkesat tona për të financuar projektet të cilat kanë marrë rrugën e realizimit siç është ”Bashkimi i Qytetit”, themelimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ndërtimi Spitalit të ri Rajonal, tri nënkalimet përgjatë hekurdhës, projekti i pishinës gjysmë olimpike dhe qendrës multifunksionale kulturore, projekti i ndërtimit të qendrës së sportit dhe panireve, investimi që kalon mbi 50 milionë euro për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, ndërtimi i fabrikës së ujit që përfundimisht zgjidh telashet me ujin e pijshëm dhe shumë projekte të tjera që do të jenë pjesë e fokusit të financimit nga ana e këtyre insitucioneve, e gjithë kjo shumë do të prekë 100 milionë euro investime që pritet të ndodhin në Ferizaj. Fatkeqësisht, më duhet të ritheksoj, se mënyra e menaxhimit apo keqmenaxhimi i planifikimeve buxhetore nga pushteti i kaluar, e të trashëguara si planifikime, nga pushteti aktual ka bërë që të mos përfshihen në draftbuxhetin e vitit 2019 edhe shumë projekte kapitale, të cilat tashmë janë të identifikuara si projekte të nevojshme për realizim, e të cilat do ta mundësonin rritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Ferizajt,  edhe pse buxheti i komunës së sonë për vitin fiskal 2019 do të jetë 30 milionë e 934 mijë euro, apo më i lartë se buxheti i vitit aktual 2018 për kuotën 5.76%”, ka thënë Aliu.

Për planifikimin e këtij buxheti pati shumë kritika nga partitë opozitare.

“Në projektet që i keni paraparë nëpër kategori të ndryshme në mallra dhe shërbime kam disa vërejtje, për shembull tek kategoria shërbime të ndryshme intelektuale dhe këshilldhënëse keni rritur një buxhet për 76 mijë euro më shumë se që ishte vitin e kalur, po ashtu keni ndarë një buxhet prej 41 mijë euro për blerjen e thëngjillit për ngrohje të komunës ku dihet se kjo tashmë është e ndaluar për shkak të ndotjes së ambientit, po ashtu unë shpreh pakënaqësi që Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka ulje të buxhetit, po ashtu keni paraparë 20 mijë euro për rregullim të infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuar dhe këtë kategori e keni ulur nga 20 mijë në 15 mijë euro, po ashtu keni paraparë ndërtimin e tri qendrave mjekësore, por unë nuk jam për ndërtim vetëm si objekte dhe mos me pas mjekë në to, po ashtu nuk keni paraparë asnjë buxhet për rrethoja të varrezave të qytetit kur e dimë se sa urgjente janë varrezat e qytetit”, tha Dërguti.

 “Kabina të pritjes së autobusëve 10 mijë euro, me 10 mijë euro unë besoj se nuk do të bëhet asnjë kabinë adekuate, gjithashtu vendosja e hidrantëve 10 mijë euro, unë besoj se është qesharake kjo vlerë, meremetimi i bazës së zjarrfikësve është zero euro, ndërsa ne e dimë se në çfarë gjendje janë zjarrfikësit, kanë mungesë të pajisjeve, uniformave e shumë probleme të tjera, gjithashtu edhe tek projekti efiçienca e energjisë ka qenë një projekt i nënshkruar së bashku me GIZ-in, implementimi i masva efiçiente në shumë objekte publike në komunën tonë, mirëpo e shohim që në vitin e ardhshëm ky projekt është me vlerën zero dhe nuk e dimë pse nuk do të realizohet, po ashtu përfundimi i kanalizimit në fshatra dhe qytet zero euro është vlera për vitin e arshshëm, unë besoj se kjo ka qenë prioritet numër një i qeverisë lokale dhe janë zotu, unë besoj se nuk është dashur të merren me ”Bashkimin e Qytetit” sepse qyteti ka qenë i bashkuar, qytetarët përballen me nevoja shumë më të mëdha siç është uji i pijshëm, kanalizmet, vërshimet, kanë mungesë në nyje sanitare në shkolla, ndërsa ne merremi me projekte megalomane që janë të parealizueshme dhe që nuk ofrojnë asnjë të mirë për qytetarin e Ferizajt”, tha Enver Haliti nga LVV.

 “Nuk e konsideroj me shumë mençuri punën që të investohet mbi investime paraprake, ta zëmë në shkollën e Gremës janë ndërtu stadiume të futbollit e akoma s’janë pagu 80 milionë euro dhe atje ndërtohet në të njëjtat themele pjesë të sallës së sporteve, nuk ka nevojë ne të kemi urrejtje patologjike ndaj pasardhësve dhe të rrënojmë gjithçka që është investu për të ndërtu diçka të re aty”, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

“Rrjeti i ujësjellësit në fshatrat Dardani, Zllatar dhe Sojevë duam një përgjigje ngase banorët janë ngopur me premtime të secilit pushtet, pasi gjënë më elementare nuk e kanë”, tha Xhevat Sallahu, LVV.

 “Kërkesat e qytetarëve janë shumë më esenciale duke krahasu me atë çka janë paraqitur në këtë buxhet, andaj duhet të merret me më seriozitet pasi mungesa  e ujit të pijshëm është më esenciale se asfaltimi i një rrugice, përveç kësaj në këtë buxhet janë përfshi thuajse vetëm 20% të fshatrave”, tha Saranda Musliu nga LDK.

 “E kemi pas një rast kur është ndërpre ora e mësimit të edukatës fizike në shkollën “Gjon Serreçi”, për shkak të narkomanëve, ku do të shkojmë ne me asfalt me kanalizim kur nuk e kemi një arsim të shëndosh”, tha Ekrem Mustafa LDK.

Buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2018 ishte 28 milionë e 720 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending