Connect with us

Ferizaj

OJQ-të të painteresuara për debatin ku flitej për to

Published

on

“Indeksi i qëndrueshmërisë së organizatave joqeveritare në Kosovë për vitin 2017”, është raporti që sot u publikua në Ferizaj nga IQ consulting. Ky indeks që çdo vit matë performancën e shoqërisë civile, përkatësisht organizatave joqeveritare në vend, në fokus ka dimensionet e mjedisit ligjor, kapacitetet e OJQ-ve, realizueshmërinë e financave, avokimin, ofrimin e shërbimeve si dhe imazhin publik. Në bazë të asaj çfarë u publika, del se edhe në vitin 2017 nuk ka ndonjë progres të performancave në këto fusha, sa i përket krahasimit me dy vitet paraprake. Hartuesit e këtij indeksi thanë se në disa raste Kosova ka shënuar arritje, por që niveli i kënaqshmërisë lë shumë për të dëshiruar.

“Prej kur ka filluar ky publik në Kosovë në vitin 1999 shoqëria civile këtu ka shënuar një progres të dukshëm i cili nuk duhet të mohohet, mirëpo ka 5-6 vite që kemi arrit me një stad që assesi nuk po mundemi me kalu në hapin tjetër të qëndrueshmërisë më të lartë. Kjo po ndodhë për shumë faktorë, e kryesisht për shkak të ambientit veprues. Përndryshe ambienti ligjor dhe realizueshmëria financare janë dy dimensione që kanë shënuar përmirësim në  vitin 2017, ku gjatë këtij viti janë hartuar ligji për sponsorizim, ligji për lirinë e asoccimit, kemi pas ligjet për ndërmarrjet shoqërore, rregullorja e Ministrisë së Financave për shpërndarje të grandeve të OJQ-ve dhe të gjitha këto kanë leju që ambienti ligjor të vlerësohet me një përmirësim të dukshëm. Po ashtu ka pasur edhe ngritje të qasshmërisë për fonde, e kështu me radhë“, tha Kushtrim Shaipi  nga IQ consulting.

Indeksi i qëndrueshmërisë së OJQ-ve në Kosovë, financohet nga USAID-i. Përfaqësues të saj, thanë se shoqëria civile duhet të fokusohet edhe në lokalitete të tjera dhe jo vetëm në kryeqytet.

Kristina Davis,  ushtruese e e detyrës së zëvendësdrejtoreshës së USAID-it në Kosovë, tha se  aktivitetet që USAD-i i ka prioritet janë ato që kanë të bëjnë me fuqizimin e femrës, aktivitetet që zhvillojnë shoqërinë, e të ngjashme.

”Ky indeks që sot na jep një pasqyrë të performancës së OJQ-ve  në vitin 2017, lë të kuptoj se gjërat nuk kanë lëvizur shumë as për të keq e as për të mirë. Ky lloj indeksi që realizohet në mbi 20 vende të ndryshme, krahason Kosovën si të ngjashme në këtë aspekt me vendet e rajonit”, tha Davis.

Në publikimin e këtij indeksi, u tha se janë ftuar dhjetëra organizata të kësaj komune dhe komunave përreth, por pjesëmarrja e tyre ishte shumë e vogël.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending