Connect with us

Ferizaj

Investime në Repartin e Pediatrisë dhe në laboratorin e Spitalit

Published

on

Investimet që u bën në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Ferizajt, si dhe funksionalizimi i një laboratori të ri për nevojat e përgjithshme të këtij spitali,  ka bërë që ky institucion të vizitohet sot nga drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe drejtues të pushtetit lokal. Këto investime u vlerësuan si shumë të nevojshme për spitalin e këtushëm, e sidomos tek reparti i fëmijëve. Duke premtuar mbështetje, drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, tha se Spitali rajonal i Ferizajt është në prioritetin e institucioneve qëndrore.

“Qysh tash do të përgatitemi që krahas këtyre kushteve që ekzistojnë t’i përmirësojmë dhe t’i trajtojmë edhe emërgjencat apo edhe të përgatitemi për spitalin e ri, qoftë me pajisje mjekësore, qoftë me kuadër. Përkrahja nuk do të mungoj, do të jetë prioritet nga të gjitha spitalet e Kosovës, pasi që pritet të jetë një spital modern dhe mendoj që do të finalizohet për të  qenë në shërbim të qytetarëve të këtushëm sepse edhe e meritojnë tash e një kohë të gjatë”, tha Basri Sejdiu.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit rajonal të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se investimet që do të bëhen janë për të mirën e pacientëve, duke theksuar se ardhja e aparaturave të reja i obligon që ato të ruhen dhe të mirëmbahen .

“Ne kemi bërë disa ndryshime dhe e kemi parë të arsyeshme që stafin administrativ ta sistemojmë nëpër vende të ndryshme, ndërkaq hapësirat i kemi liruar për reparte dhe laboratore siç është ky sot i Pediatrisë. Gjithashtu në bazë të kushteve që kemi pasur kemi rregullu urgjencën pediatrike në nivel të repartit, kështu që tash e tutje fëmijet do t’i kenë disa kushte më të mira. Do të kërkojmë po ashtu më shumë përgjegjësi për pajisjet dhe investimet që bëhen këtu dhe presim që e ardhmja të tregoj sa do t’ia arrijmë këtij qëllimi”, tha Zeqiri.

Për mbështetjen që do t’i bëhet shëndetësisë në Ferizaj, u zotuan edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në kuadër të planifikimeve buxhetore dhe të zhvillimit të shëndetësisë Ministria jonë është duke u marrë edhe me çështjen e një studimi për nevojat e Spitalit të Ferizjat, si për personel ashtu edhe për pajisje për spitalin e ri që brenda dy viteve planifikohet të ndërtohet”, tha Ardian Ferizi nga MSH..

U bë e ditur se laboratori që erdhi sot në këtë spital kap vlerën e  rreth 15 mijë eurove, ndërkaq me participim të komunës së Ferizajt dhe mjeteve vetanake te këtij institucioni, renovimi i Repartit të Pediatrisë po ashtu ka kushtuar rreth 15 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending