Qendrës “The Village” në Ferizaj çdo ditë po i shtohen dyqane të njohura. Sot në këtë kompleks, është hapur dyqani i ri i veshmbathjeve “Penti”, i cili në Kosovë operon që 15 vite.
Pronarja e këtij biznesi Arbresha Bula, tha se qytetarët e Ferizajt ka kohë që kanë shprehur interesim që “Penti” të jetë në Ferizaj.
“Sot e kemi hapur dyqanin e ri në Ferizaj në qendrën “The Village” dhe me sa di unë Ferizaj nuk ka pasur një qendër të tillë, në dyqanet që i kemi pasur në Prishtinë kemi pasur shumë kërkesa që ta hapim edhe në Ferizaj dhe ja tani jemi këtu”, tha Bula.
Bula tha se produktet që i ofrojnë kanë cilësi e çmime të arsyeshme.
“Punojmë shumë gjatë me këtë firmë, produktet i ka shumë të mira, ka kualitet dhe çka është më e rëndësishme çmimet i ka të arsyeshme dhe janë të kapshme për të gjithë konsumatorët”, tha Bula.
Përfaqësues të dyqanit “Penti”, thanë se për nderë të hapjes do të ofrojnë zbritje deri në 30%.