Kohëve të fundit, disa kompani ruse kanë pasur vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë. Tani, ato vlejnë vetëm sa për kusur.
Bursa e Londrës ka vendosur ndëshkime të rënda për disa nga bizneset më të mëdha të Rusisë. Tregtarët po i heqin aksionet e veta në përgjigje të sanksioneve të reja të ashpra që e ndëshkojnë Moskën pas agresionit mbi Ukrainë.
Përderisa me urdhër të bankës qendrore të Rusisë, bursa e Moskës po qëndron e mbyllur për ditë të tëra, në bursën e Londrës akoma janë në qarkullim listimet sekondare të kompanive ruse në dollarë amerikan. Ato në treg kanë pësuar një zhvlerësim me përmasa marramendëse.
Aksionet e bankës më e madhe të Rusisë, Sberbank (shkurtesa: SBER.U.K.), nga mesi i shkurtit kur aksionet e saj shiteshin për 14 dollarë, tani ato kanë rënë për më shumë se 99%. Të mërkurën në berzën e Londrës, aksionet e kësaj banke kushtonin 1 cent, pasi shënuan rënie prej 85% vetëm brenda një dite.
Sipas të dhënave të bursës Dow Jones, në dhjetorin e vitit 2021, kjo bankë kishte regjistruar asete në vlerë prej më shumë se 500 miliardë dollarë, ndërsa para 6 muajsh kishte një kapitalizim të tregut prej më shumë se 102 miliardë dollarë. Tani kjo bankë vlen më pak se 190 milionë dollarë, bazuar në një total të ekstrapoluar nga aksionet e listuara në Londër.
Rënie e ngjashme u pa edhe tek gjigantët energjetikë të Rusisë.
Aksionet në gjigantin e naftës Rosneft (ROSN.U.K.) kanë rënë 90% në dy javët e fundit, për të qenë me vlerë më pak se një dollar, ndërsa çmimi i aksioneve të Lukoil (LKOD.U.K.) ka pësuar një rënie prej 99.7%. Aksionet e Lukoil ranë në 25 cent në bursën e Londrës.
Nga shtatori i kaluar, të dy kompanitë kishin një kapitalizim të kombinuar të tregut prej më shumë se 140 miliardë dollarësh. Tani, kapaciteti i tregut të Lukoil ishte vetëm 293 milionë dollarë, ndërsa i Rosneft kishte rënë në 9 miliardë dollarë.
Nga sanksionet e ashpra nuk janë kursyer as lideret e gasit natyror Gazprom (OGZD.U.K.) dhe Novatek (NVTK.U..K.). Që nga mesi i shkurtit, aksionet e Gazprom kanë rënë 99.8%, ndërsa dje në Londër e kanë prekur dyshemenë prej 2 centësh. Aksionet e Novatek, me një rënie të ngjashme, përfunduan me rreth 60 cent në Londër.
Gjashtë muaj më parë, vlera e përbashkët e tregut e këtyre kompanive ishte 178 miliardë dollarë.
Tani Novatek është i “rëndë” vetëm 205 milionë dollarë, ndërsa Gazprom tani vlen 2.9 miliardë dollarë.
Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga SHBA dhe aleatët e saj kanë përfshirë përjashtimin e disa bankave ruse nga Swift, rrjeti global i mesazheve që është kritik për sistemin ndërkombëtar të pagesave. Banka qendrore e Rusisë po bllokohet gjithashtu nga përdorimi i rezervave të saj të dollarëve dhe monedhave të tjera për të mbështetur rublën, e cila ka rënë që nga sulmbi mbi Ukrainë.
Ditëve të fundit, shumë pjesëmarrës në treg i kanë hequr asetet ruse dhe janë larguar nga nafta dhe gasi rus, për të shmangur rrezikun e shkeljes së sanksioneve të vendosura nga shtetet e BE-së, Britania e Madhe, SHBA-ja, Kanadaja dhe Japonia.
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023