Connect with us

Ferizaj

Famullitari i Ferizajt uron shëndet, bekim e mirësi në festën e Krishtlindjes

Published

on

Me rastin e festës së krishtlindjes, sot në kishën “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj u mbajt mesha për ditën e Krishtlindjeve, të cilën në prani të shumë besimtarëve,  e udhëhoqi  famullitari Don Viktor Sopi.

Në ditëlindjen e Jezusit, që paraqet njërën ndër festat më të mëdha të botës krishtere, Don Viktori përcolli mesazhe të paqes dhe të urimeve për besimtarët katolikë dhe për të gjithë qytetarët e Ferizajt.

“Këto ditë e kemi fjalën shekullore, shumë shekullore dy mijë vjeçare për shumë mot lindja e Krishtit,për shumë mot kërshëndellat dhe kështu shprehemi këto ditë të krishtlindjes, me një shpresë me një gëzim që njeriu nuk është i vetëm i kapluar nga errësira por erdhi drita e hyut, që krijesën më të çmuar që është njeriu ta shndrit, ta ngrit, ta udhëzon drejt shtigjeve të jetës së amshuar. Pra t’i afrohemi Betlehemit ja këtu simbolika e betlehemit, betlehemi do të thotë buka e jetës, buka e cila zbret nga qielli, prej Zotit ajo bukë është Krishti që nuk e mohon askush ne t’i besojmë hyjnijës së tij dhe me të  orientojmë jetën tonë dëshirat tona të bëjmë ecje plot dashuri e dëshmi ndaj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Pra ju uroj juve qytetit tonë të Ferizajt të gjithë njerëzve vullnetmirë, mediave të cilat janë këtu prezent që përcjellin çdo ngjarje me përkushtim, paçi shëndetin dhe bekimin, paçi atë mirësi që Zoti na dhuron dhe me atë mirësi të jetojmë duke shpresuar se dhurata e Zotit që e kemi e kemi jetën, do të ja falim atij e do të ndihemi ne më të sigurt më të lumtur drejt atyre objektivave që secili nga ne që i kemi në këtë jetë kalimtare, për shumë mot e gëzuar krishtlindja.”

DON VIKTOR SOPI – Famullitar i kishës “Engjëlli i Rojës”
DON VIKTOR SOPI – Famullitar i kishës “Engjëlli i Rojës”

Pas përfundimit të meshës, në një pritje joformale Don Viktor Sopi me bashkëpunëtorë pranuan urime nga mysafirët e rastit, deputetët e parlamentit të Kosovës Elmi Reçica dhe Enver Haliti, si dhe nga aktivistë të shoqërisë civile në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending