Në kuadër të ditës ndërkombëtare të luftës kundër diabetit, Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, edhe këtë vit ka organizuar aktivitete sensibilizuese për qytetarë me qëllim të identifikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje kronike.
Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj Nadire Ymeri, e cila ishte prezente me ekipet e veta në sheshin Adem Jashari të këtij qyteti, thotë se ky aktivitet synon të parandalojë rritjen e numri të rasteve me diabet.
“Me rastin e ditës ndërkombëtare të diabetit domethënë kemi organizuar edhe këtë aktivitet e cila është organizuar në bashkëpunim me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik dhe Institutin Kombëtare të Shëndetit Publik të Kosovës dhe mbështetje të AQH-së, me moton për qasjen e kujdesit të pacienteve me diabet, nëse jo tani at here kur,ashtu që është momenti i fundit ndoshta që duhet të në përgjithësi të sensibilizohen domethënë edhe qytetaret por edhe stafi mjekësor, në evidentimin e rasteve të cila janë me diabet, në mënyrë që të fillojnë trajtimin me kohë por për ta parandaluar një sëmundje të tillë e cila për fat të keq deri më tani është një numër i madh i pacienteve që vuaj nga kjo sëmundje.” – u shpreh drejtoresha Ymeri
Specializantja e shëndetit publik, Diana Sojeva tregon faktin se të gjithë qytetarët mund të preken nga kjo sëmundje, pa dallim në moshë.
“Arsyeja pse po e mbajmë këtë aktivitet është se 14 nëntori është dita botore e diabetit dhe me një farë mënyre me i sensibilizu qytetarët dhe me i vetëdijesuar për matjet e një glikemisë që ndoshta shumë pacient nuk e dinë që veç janë me diabet. Me ardhë munden të gjithë nuk ka dallim të moshës shkaku që i kemi edhe dy lloje të diabetit , domethënë tipi 1 dhe tipi 2 kështu që të gjitha moshat mundem me u prek nga diabeti.” – tha Sojeva
Krahas aktiviteteve në sheshin kryesor të Ferizajt, organizimi i sotëm u mundësoi qytetarëve që ta masin nivelin e sheqerit në gjak edhe në 3 qendrat e mjekësisë familjare.