Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Ferizajt, nuk u transmetua drejtpërdrejt. Qytetarët mbetën pa i përcjellë punimet e saja. Kjo ngjau krejt për fajin e Komunës së Ferizajt, e cila pavarësisht se me Planin e saj të Prokurimit ka qenë i obliguar, që ta hapë tenderin në qershor të këtij viti, për ta përzgjedhur operatorin për transmetim, këtë gjë nuk e ka bërë.
Kuvendarët ferizajas, gjatë kësaj seance shprehën indinjatën e tyre për këtë papërgjegjësi të ekzekutivit lokal.
Nehat Mustafa, kuvendar i pavarur deklaroi se kështu, qeverisja lokale po i ikë ballafaqimit me realitetin.
“Sot nuk kemi transmetim të drejtpërdrejt të seancës sepse e kemi një zyre të prokurimit që ka pasur në Planin e saj të prokurimit që në qershor ta hapë tenderin për transmetimin e seancave dhe kjo nuk është bërë, nuk janë këtu për të bërë arsyetimin se pse ka ndodhur kjo. Transmetimi i seancave është mundësia e vetme e kuvendarëve për të komunikuar me qytetarët. Kjo po shifet që është taktikë, mirë e menduar për t’i ikur ballafaqimit me realitetin”.
Nehat Mustafa – Kuvendar i pavarur
Edhe për Shkelzen Selmani nga LDK, ky veprim i pushtetit ishte i papranueshëm:
“E kam një pyetje, pse nuk është shpallë tenderi për media? Kur ka qenë i planifikuar, në listë të prokurimit të hapet në qershor. Kërkoj përgjigje të saktë, pse nuk i kanë fillu procedurat? Arsye s’po du me dhanë tash unë këtu. A është e vërtetë që janë pagu pa planifikim të prokurimit 80 mijë euro për koncert? Nëse kjo ka ndodhë, unë e shoh shumë të paarsyeshme këtë vendim. Dikush duhet të jep llogari, prandaj raporti i auditimit për vitin 2020 ka me na ardhë prapë i keq”.
Shkelzen Selmani – Kuvendar i LDK-së
Ndërkaq Xhevat Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje, këtë sjellje të Komunës së Ferizajt e shihte si një presion ndaj mediave .
“Sot pamë shumë shqetësime të kuvendarëve sepse kjo seancë nuk po transmetohet live. Nuk është në rregull kjo, a po i bëhet presion një mediumi apo ku qëndron çështja sepse në qershor është dashur me u hapë ky tender. Këtu duhet sqarim por kujt t’i kërkojmë kur mungojnë drejtorët. Ndoshta edhe raporti i auditorit është arsyeja pse nuk i është bërë kontrata këtij mediumi që të jetë live”.
Xhevat Sallahu – Kuvendar i Vetëvendosjes
Për këto pakënaqësi të shprehura nga kuvendarët opozitarë nuk u dha asnjë përgjigje nga ekzekutivi lokal, i cili në këtë seancë përfaqësohej vetëm nga tre drejtorë, derisa mungonin Kryetari i Komunës, dy nënkryetarët dhe të gjithë drejtorët e tjerë.
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.