Connect with us

Ferizaj

Raporti i auditimit anashkalohet nga shumica e kuvendarëve

Published

on

Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin 2020, nuk ngjalli interesimin  e kuvendarëve ferizajas, në seancën e Kuvendit Komunal. Përveç dy kuvendarëve opozitarë,  nga radhët e LDK-së, të tjerët zgjodhën të heshtin.

Shkelzen Selmani, drejtoi vërejtjet e tij duke e vlerësuar Raportin të keq për Komunën e Ferizajt.

“Raporti i auditimit është i kualifikuar, domethënë është i keq. I ka gjithsej 18 rekomandime, më e keqja është që vitin e kaluar kanë qenë 20 rekomandime e veç 6 janë zbatu nga këto 20. Qysh në fillim të mandatit, drejtoresha pat thanë që e-pasuria ka me u aktivizu dhe gjithçka me qenë aty. Gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë kanë marrë punëtorë ekstra për me punu aty dhe ata s’kanë ba asnjë punë. Ka prej disa mostrave të vonesave të faturave që janë vonesa nga katër muaj. Çdo vit veresi janë duke punu, e që ne po na kushton me përmbarues”.

Shkelzen Selmani – Kuvendar i LDK-së

Kuvendari tjetër që mori pjesë në këtë diskutim ishte Flamur Istrefi, i cili listoi një nga një shkeljet e Komunës të cilat u gjetën nga ky raport auditimi.

“Ky raport është e kundërta e raportit propagandues të punës që na u prezantua këtu nga kryetari Aliu. Të gjeturat në këtë raport janë të shumta, duke filluar nga mospërfillja e rekomandimeve të vitit të kaluar, mangësia në menaxhimin e pasurive, vonesat në pagesa, mangësi në përmbushjen e kërkesave ligjore, lista jo e plotë e pagave, mangësi në menaxhimin e kontratave etj.”

Flamur Istrefi – Kuvendar i LDK-së

Ndërkaq Selmani tutje vuri në pah se disa nga shkeljet e gjetura në këtë raport, fatkeqësisht janë shkelje të cila po përsëriten çdo vit.

“Angazhimi për detyra të veçanta pa kryer procedura të veçanta ligjore, kjo çdo vit është përsëritë. Pa marrë parasysh rekomandimeve të vitit 2019, prapë është përsëritë. 28 të punësuar i kanë qu në arsim dhe nuk kanë marrë paga. Komuna tash është në borxh mbi 66 mijë euro, kanë punu veresi. Tash ata duhet me shku tek përmbaruesi për me i marrë paret, e prapë Komuna me pagu kamatë”.

Shkelzen Selmani – Kuvendar i LDK-së

Interesantja ishte se si kjo pikë e rendit të ditës, me aq peshë për funksionimin e komunës, gjatë një viti të tërë, mbeti e pa diskutueshme nga grupet tjera parlamentare si dhe  nga vet ekzekutivi lokal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending