Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, u organizuan homazhe, në Ferizaj, tek Obelisku i Personave të Zhdukur, në kujtim të atyre që na mungojnë ndër vite.
Homazhet u organizuan nga Shoqata “Yjet e Zemrave”, që tubon pjesëtarët e familjarëve të personave të pagjetur.
Asnjëri prej tyre nuk foli para kamerave, ata zgjodhën heshtjen që të shprehin revoltën e tyre, që as pas 22 vitesh, fati i të dashurëve të tyre nuk është ndriçuar.
Ishte vetëm Kryetari i kësaj shoqatës, Salih Muhaxheri, që rrëfeu se në Komunën e Ferizajt, janë edhe 14 individë të zhdukur në luftë, nga forcat serbe, që nuk janë gjetur ende.
“Me aktivitet kemi filluar sot qysh në orën 09:00 në Prishtinë. Kemi fillu me marsh që nga “Zahir Pajaziti” deri tek Kuvendi ku është obelisku për të pagjeturit. Sot kemi bërë edhe ekspozitë me fotografitë e të pagjeturve dhe masakrave të ndryshme në Kosovë. Janë bërë 22 vjet, koha po shkon por neve ende po na mungojnë të pagjeturit dhe ende po shpresojmë që një ditë kjo do të merr fund”.
Salih Muhaxheri – Kryetar i shoqatës “Yjet e Zemrave”
Sali Muhaxheri i cili ka të zhdukur bashkëshorten, tregoi se jeta e tyre që atëherë e deri më sot është një ankth i papërshkrueshëm.
“Dje kemi pasë takim tek kryeministri, Këshilli Organizativ i të Pagjeturve. Kemi një premtim prej kryeministrit që të pagjeturit do të jenë çështje prioritare, po besoj që do i jepet prioritet kësaj kauze. Kjo kauzë po i rëndon familjarët shumë. Qe 22 vjet duke jetu në ankth, është kohë shumë e gjatë me pritë. Shpresa vdes e fundit, po shpresojmë që një ditë edhe kjo kauzë do të merr fund”.
Salih Muhaxheri – Kryetar i shoqatës “Yjet e Zemrave”
Derisa ata kishin marrë premtimin, që çështja e e të pagjeturëve tash e tutje do të trajtohej me përparësi nga autoritetet qeveritare. Në gjithë Kosovën besohet se janë ende mbi 1600 persona të cilët janë zhdukur gjatë luftës së fundit.
Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.
Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.
Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.
Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.
Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.
Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.