Connect with us

Ferizaj

Mbledhje përkujtuese për ish-Kryeprokurorin Ekrem Shabanin

Published

on

Me rastin e vdekjes së ish-kryeprokurorit Ekrem Shabanit, u mbajt mbledhja komemorative në Teatrin “Adriana Abdullahu”, në Ferizaj, në të cilën familjarët, kolegët e tij dhe qytetarët nderuan kujtimin për të. Duke folur për veprimtarinë e të ndjerit Shabani si avokat, Kryetari i Odës së Avokatëve Behar Ejupi, ndër të tjera tha.

“Kam pas fatin si Avokat të mbajë gjykime me të dhe me veprimet e tij, me kulturën e tij, me respektin e tij, ka ditë që neve si avokat të na afroj dhe me të vërtetë, tek ne të mbjellë një respekt shumë të madh,  dhe të kemi dashuri të veçantë ndaj tij si njeri. Për Odën, vërtetë është një humbje e madhe, shkuarja e Ekrem Shabanit, mirëpo në të ardhmen çdo herë Oda e Avokatëve por edhe unë si avokat, do të kem respekt për familjen e tij lidhur me atë se çfarë ai ka mbjellur tek ne si avokatë të rinj , por edhe te unë.

Behar Ejupi – Kryetar i Odës së Avokatëve
Behar Ejupi – Kryetar i Odës së Avokatëve

Për punën e të ndjerit si kryeprokuror, foli kryeprokurori aktual Shukri Jashari.

“Më lejoni që në emër të prokurorisë themelore në Ferizaj të ju shprehi ngushëllime më të sinqerta familjes dhe kolegut tonë Vetonin për humbjen e babit të tij. Sot ju shprehi ngushëllime të gjithë kolegëve që e patën rastin që të punojnë me ish prokurorin e prokurorisë komunale, në Ferizaj, Ekrem Shabanin. Ish prokurori shërbeu në prokurori komunale në Ferizaj, për një dekadë të tërë, duke qenë shembull i një njeri me një integritet të lartë, profesionalizëm e me vlera të larta njerëzore, humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Shabani por edhe për sistemin e drejtësisë.”

Shukri Jashari – Kryeprokuror i Ferizajt
Shukri Jashari – Kryeprokuror i Ferizajt

Kurse Sahit Krasniqi, ushtrues i detyrës si kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, shprehu dhembjen dhe habinë për humbjen e kolegut Shabani.

“Nuk është lehtë sot të zgjedhësh fjalët lamtumirëse për familjen tuaj, për kolegun tonë, sepse as njëri prej nesh nuk e kishte menduar një çast si ky apo një arsye të rëndë si kjo sot këtu sepse asnjëri prej nesh as që e kishte çuar në mendje se kolegu ynë me gjallërinë që kishte me dëshirën dhe vullnetin që kishte dhe punën, do të nisej kaq pa pritur për t’u ndarë nga ne, e nga të gjithë njerëzit që e donin e respektonin siç deshi edhe ai që ne të kemi respekt për të.” 

Sahit Krasniqi – U.D Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj
Sahit Krasniqi – U.D Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Të pranishmit, në emër të familjes Shabani i falënderoi Fitim Shabani

“Faleminderit për të gjithë ju që keni ardhur sot na keni zvogëluar dhimbjen edhe e keni ndarë dhimbjen me ne si familjarë. Për mu sot është shumë e vështirë para jush t’i flasë këto fjalë për veç që flas për babin flasë për një mik dhe një bashkëpunëtorë me të cilin e fillova karrierën dhe i cili ma la në dorë gjithë atë dituri të tij, urtësinë dhe gjitha vlerat e tij të cilat do të mundohem t’i përçoj dhe t’i ndjek gjatë gjithë jetës. Baba ti sot na le, përkujtimi do të mbetet gjithmonë mes nesh.”

Fitim Shabani –  Djali i të ndjerit
Fitim Shabani –  Djali i të ndjerit

 Varrimi i të ndjerit u bë në vendlindjen e tij në fshatin Gaçkë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending