Connect with us

Ferizaj

Mjetet rezervë dhe Raporti i Auditimit do të diskutohen në seancë

Published

on

Me shpejtësi rekorde u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në fillim të kësaj mbledhja, pika e shtatë e rendit të ditës, vendimi për regjistrimin e emërtimeve rezervë të rrugëve, u largua, teksa u shtua si pikë e rendit të ditës Raporti i Auditimit për Komunën e Ferizajt.

Pikat tjera të rendit të ditës u kaluan me votim unanim për t’u diskutuar në Seancën e Kuvendit Komunal. Ndërkaq për pikën e Transferit të mjeteve sipas Buxhetit të vitit 2021, Drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti tregoi se bëhet fjalë për mjetet rezervë të kësaj Komune.

“Bëhet fjalë për transferin e mjeteve rezervë të cilat Komuna e Ferizajt i ka në buxhetin e Republikës së Kosovës. Në seancën e kaluar e kemi aprovuar pjesërisht buxhetin për këto rezerva, do të thotë në vlerë prej 200 mijë euro ndërkaq ne si tërësi i kemi total 824 mijë euro. Në këtë mbledhje kemi propozuar që mjetet të cilat nuk i kemi të alokuara ende në këto projekte t’i bëjmë alokim përmes kërkesës mirëpo që duhet vendimi i Kuvendit dhe vlera në total për këto projekte është 620 mijë euro sepse në përgjithësi kanë qenë 824 mijë euro, mirëpo 204 mijë euro kemi marrë vendimin në mbledhjen e kaluar të Kuvendit. Pjesa tjetër kanë mbetur deri sa të rregullohet të gjitha sipas udhëzimit administrativ të menaxhimit të financave publike dhe këto projekte i kemi kompletuar si tërësi prandaj kërkojmë edhe aprovimin tuaj që të kalojnë përmes Kuvendit këto propozime.”

Sebahate Ajeti – Drejtoreshë e Financave
Sebahate Ajeti – Drejtoreshë e Financave

Në mbledhje kaluan edhe Propozim-Vendimet për anulimin e vendimeve për dy ngastra kadastrale, atë të Spitalit të Ferizajt në afërsi të parkut “Liria” dhe ngastrën për shoqatën “HandiFer”, pasi që Komuna e Ferizajt kishte marrë urdhëresë, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për t’i anuluar ato vendime të cilat i kishte marrë në kundërshtim me procedurat ligjore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending