Connect with us

Ferizaj

Arrestohet Dardan Krivaqa-vonohet obduksioni

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Dardan Krivaqën, personin i cili ishte në kërkim për vrasjen e Marigona Osmanit.

Zëdhënësi i Policisës së Ferizajt, Kanun Veseli tregon se Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05 pasi që ndodhej në arrati që nga dita e diel, kur së bashku me të arrestuarin tjetër Arbër Sejdiu kishte dërguar viktimën në Spitalin e Ferizajt dhe më pas ishin larguar.

“Mbrëmë është arrestuar nga Policia i dyshuari i parë A.S, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sot i është caktuar masa e paraburgimit. Ndërkaq sot Policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin tjetër D.K 29 vjeçar, në një fshat të Ferizajt. I njëjti në prani të avokatit të caktuar me detyrë është mbrojtur në heshtje dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”.

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë së Ferizajt
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë së Ferizajt

Tutje ai tregoi se rasti po kompletohet dhe se dy të arrestuarit ishin shokë me njëri-tjetrin dhe bashkëpjesëmarrës ne vrasje.

“Tani për tani, Policia është duke e kompletuar rastin dhe është duke grumbulluar informacionet që ka quar në këtë vrasje të rëndë siç është cilësuar. Po punohet në këtë drejtim,  nëse ka të implikuar të tjerë, do të shoqërohen në Polici.”

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë së Ferizajt

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka deklaruar se Krivaqa është ndalur në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D.K) i cili ka qenë në arrati dhe është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). “, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari tregoi se akoma nuk është pranuar raporti i obduksionit nga Mjekësia Ligjore për të ditur saktë arsyet që çuan në vdekjen e Marigona Osmanit.

Gjatë ditës është mbajtur edhe seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit Arbër Sejdiut, ku u aprovua kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se i dyshuari Sejdiu gjatë gjithë kohës ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe mori pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike që dërgoi në vdekjen e Marigona Osmanit.

Arbër Sejdiu nuk e ka kundërshtuar masën e paraburgimit, pasi sipas avokates së tij, Arbnora Shefkiu, ai ka pranuar të bashkëpunojë me organet për zbardhjen e rastit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending