Connect with us

Ferizaj

Komunikatë shtesë nga Policia e Kosovës

Published

on

Komunikata e Policisë së Kosovës si në vijim:

Komunikatë shtesë për media

Arrestohet i kërkuari D.K për ‘’Vrasje të rëndë’’

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin  ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, me datën 22.08.2021 rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata dhe në një afat rekord  kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rrugë në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Pas kësaj, policia ka arritur që gjatë pasdites së djeshme të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve

I dyshuari kryesorë i cili ishte në kërkim policor me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar, sot pas një pune intenzive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, i njëjti rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në polici.

I dyshuari është mbrojtur në heshtje në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare , ndërkaq me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i dyshuari D.K është ndaluar për 48 orë.

Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Zëvendësdrejtori Rajonal Nënkoloneli Faton Pllana, falënderon të gjithë ata qytetarë që bashkëpunon me policinë dhe dërguan shumë informacione në adresat e policisë, që nga fillimi kur ka ndodhur rasti , e që sot rezultoi me arrestimin e të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje tragjike .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  fton qytetarët  që të lajmërojnë policinë për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

POLICIA E KOSOVËS

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending