Nën një atmosferë pikëlluese, sot në orën 13:00 tek varrezat e qytetit të Ferizajt, u krye varrimi i Marigona Osmanit, e cila u vra ditë më parë.
Në mesin e qindra qytetarëve në këtë varrim morën pjesë edhe krerët e institucioneve të vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u ndarë nga e ndjera Osmani, deklaroi se përgjegjësia e institucioneve duhet të jetë e lartë.
“Jeta e një vajze të re 18 vjeçare është këputur nga një vrasje mizore. I dyshuari për vrasje është arrestuar, duhet të ketë gjykim të drejtë dhe dënim të merituar”.
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
Ndërkaq familjari, Fetush Osmani i emocionuar kërkoi që drejtësia të shkoj në vend duke e shqiptuar dënimin meritor ndaj vrasësve.
“Sot kemi dhimbje e pikëllim shumë të madh. Besoj që organet e Drejtësisë ta qojnë drejtësinë në vend. Qoftë ky rasti i fundit i tillë”.
Fetush Osmani – Familjar i Marigona Osmanit
Fetush Osmani – Familjar i Marigona Osmanit
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, foli edhe për neglizhencën e gjyqësorit ndaj rasteve më të hershme të veprave penale të të arrestuarve për këtë rast.
“Ne kuptuam edhe një skandal tjetër nga organet e Drejtësisë ku i dyshuari kryesor kishte shumë raste të hapura edhe që nga viti 2013 aktakuzë për tentim vrasje dhe që nga ajo kohë nuk është nxjerrë aktgjykim dënues, kjo flet për mos funksionalitetin e sistemit të Drejtësisë e kjo po sjellë raste të tilla”.
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
Marigona Osmani të dielën me datë 22 gusht, u dërgua e vdekur në Spitalin e Ferizajt nga tanimë të arrestuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.