Connect with us

Ferizaj

Klubi Kastrioti “i peshkon” 19 medalje

Published

on

Klubi i notit “Kastrioti” po “peshkon” medalje. Në garën Kupa e Prishtinës, tre garues përsëri i sjellin medalje klubit “Kastrioti”. Edi Ilazi, Shkëmb Reçica dhe Roni Shahini, dita-ditës po bëhen notarë të medaljeve. Për këto suksese na flet trajneri i klubit Atdhe Haxhimusa .

“Ne kemi pas një garë e cila është mbajt me datën 17 dhe 18 Gusht e cila është organizuar nga Klubi i notit Prishtina në bashkëpunim me Klubin “Steps Sport Center” ku në këtë garë jemi nda jashtëzakonisht të kënaqur, ku me të gjithë garuesit që ne i kemi, një pjesë e tyre kemi marrë 19 medalje nga tre garuesit më të shquar klubit të cilët janë Edi Ilazi , Shkëmb Reçica dhe Roni Shahini. Sa i përket Shkëmb Reçica është vetëm 9 vjeç ku tani për tani po ka shumë sukses në çdo garë që merr pjesë, ai gjithmonë fiton medalje, ku edhe në këtë garë në 6 disiplinat ka fituar medalje. Ndërsa Roni Shahini është shpall garuesi më i mirë i grup moshave të veta në kategorinë D në këtë garë ndërsa Edi Ilazi i cili është potenciali i klubit dhe presim shumë prej tij që në një të ardhme të jetë edhe përfaqësues edhe në lojërat Olimpike“.

Atdhe Haxhimusa – Trajner i klubit “Kastrioti”
Atdhe Haxhimusa – Trajner i klubit “Kastrioti”

Ndërsa pjesëmarrësit e kësaj gare na tregojnë se cilat kanë qenë sfidat e kësaj gare.

“Jam notues që 7 vite, kam marrë pjesë në shumë gara ku njëra prej tyre është Kupa e Prishtinës, kjo është garë në të cilën kemi pas shumë sukses, unë kam marrë medalje në disiplinën 200 mix disiplina, 200 mix është një disiplinë shumë e vështirë që nuk mundet çdo garues me përballu, sepse duhet njohja e katër stileve dhe duhet shumë kondicion, por gjithashtu kemi marr medalje ekipore dy medalje të  argjenda. Synimet e mia janë që me marrë pjesë në gara europiane dhe kam dëshirë që të bëhem kampion Europian.”

Edi Ilazi – Notues i klubit “Kastrioti”
Edi Ilazi – Notues i klubit “Kastrioti”

“Me këtë sport merrem që 3 vite ndërsa rezultatin që e kam nga kjo garë është shumë i mirë por më duhet që ta përmirësojë kohën time që të jem edhe më i mirë në garat e tjera. Kam synime të mëdha për sportin e notit, ëndrra ime është që të bëhem Kampion i Kosovës dhe pse jo të marrë pjesë në Olimpiadë.”

Ron Shahini – Notues i klubit “Kastrioti”

Ky klub i cili është themeluar nga viti 2001 gjithmonë në çdo garë të notit ka sjell nga një medalje, por kësaj radhe 19 medalje nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij klubi .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending