Connect with us

Ferizaj

Vrasja e M.O. trondit opinionin, një i dyshuar nën pranga, tjetri në kërkim

Published

on

Një ditë pas vrasjes së 18 vjeçares M.O., prej dy të dyshuarve në kryerjen e këtij krimi, njëri tashmë është në duar të policisë, kurse për tjetrin po vazhdojnë hetimet.

Këtë e ka pohuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari përmes një konference për media.

Jashari gjatë kësaj Konferencë theksoi se ende nuk dihet as shkaktari i vdekjes së viktimës M.O., për shkak se ende nuk është pranuar raporti i autopsisë.

“Deri më tani kemi të arrestuar një person të involvuar në këtë çështje penale dhe jemi në kërkim të personit tjetër. Gjatë gjithë kohës jemi në koordinim me zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policinë e Kosovës, tash kemi marrë të gjitha veprimet për arrestimin e të dyshuarit të dytë me inicialet D.K. Prokuroria dhe Policia deri në këtë fazë të hetimeve ka në dispozicion prova të mjaftueshme për të dyshuarit të cilët janë të përfshirë në këtë vrasje”.

Shukri Jashari – Kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt
Shukri Jashari – Kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt

Personi i dyshuar për vrasje, Dardan Krivaqa dhe personi tashmë i arrestuar i dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, A.S. janë persona të njohur për organet e drejtësisë pasi që ata veçse kishin kryer edhe më herët vepra penale.

“Sa i përket personit me inicialet D.K. Ky person është i njohur për Policinë dhe Prokurorinë për një numër jashtëzakonisht të madh të rasteve por të gjitha rastet janë të mbyllura. Ka qenë i akuzuar për një numër të madh të veprave penale. Është e vërtetë se edhe personi i dytë me inicialet A.S. është ngritë një aktakuzë ndaj tij qysh në vitin 2018 për tentim vrasje dhe ende nuk është mbajtë shqyrtimi kryesor dhe ky shqyrtim është i caktuar me 23 shtator të këtij viti”

Shukri Jashari – Kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt

Jashari në pyetjet e gazetarëve nëse e viktima M.O. po bashkëjetonte me forcë me të dyshuarin Dardan Krivaqa, pohoi se nuk ka pasur raportime se ajo po bashkëjetonte me forcë.

Po ashtu Jashari tregoi se në banesën ku u krye vepra janë gjetur pajisje si telefona etj., por jo edhe armë.

“Sa i përket veturës me tabela zvicerane. Personi me inicialet A.S. jeton me vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicerane. Tabelat kanë qenë të pa deshifruara, nuk dihet saktë a kanë qenë zvicerane apo jo. Më e rëndësishme  është se personat janë identifiku dhe njëri është arrestuar dhe është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe personi tjetër me inicialet D.K, shumë shpejtë do të arrestohet nga ana e policisë”.

Shukri Jashari – Kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë për paraburgimin e të dyshuarit, tashmë të kapur A.S., ndaj të cilit gjatë ditës së nesërme do të mbahet edhe seanca e parë dëgjimore në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ky rast ka ngallë indinjatë në opinionin e gjerë kosovar, kështu që për nesër në ora 12:00 është paralajmëruar një protestë nga Qendra kosovare për studime gjinore, nën moton “Drejtësi për gratë e vrara”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending