Connect with us

Ferizaj

Komuna e Ferizajt uzurpatore e pronës së hekurudhave

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (INFRAKOS), e cila menaxhon me pronën e Hekurudhave të Kosovës, asnjëherë nuk e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për ndërtimin e nënkalimit tek Xhamia e Nikadinit në Ferizaj.

E meqë punimet kanë filluar në muajin korrik të këtij viti pa e siguruar këtë pëlqim, i bie  se Komuna e Ferizajt ka uzurpuar pronën e huaj.

Madje për fillimin e këtyre punimeve, kishte njoftuar edhe vet kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes një postimi në Facebook.

Postimi i njoftimit për fillimin e punimeve të Kryetarit të Ferizajt – Agim Aliu, 24 Korrik 2021

Bazuar në dokumentet ekzistuese të pronësisë, Komuna e Ferizajt po i zhvillon punimet nën hekurudhë vetëm në bazë të kushteve teknike që i ka pranuar nga Infrakos për zhvillimin e projektit të detajuar. Ndërkaq posedimi pëlqimit përfundimtar nga Infrakos-i , do të duhej të ishte çelësi ligjor i nisjes së punëve në terren. Përndryshe komuna përfundon si uzurpuese e pronës shtetërore.

Sipas kushteve teknike të dhëna nga INFRAKOS për Komunën e Ferizajt, në paragrafin e 2-të figuron: Investuesi është i detyruar të hartoj elaboratin detal të vendkalimit në hekurudhë dhe një kopje t’ia dorëzon kompanisë Infrakos me seli në Fushë Kosovë, për revizionin dhe dhënien e pëlqimit.

Televizioni Tema përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka kërkuar nga Infrakos informacione dhe dëshmi për rrjedhën e procedurave, mirëpo nga përgjigja e kësaj organizate u kuptua se Komuna e Ferizajt nuk e ka dorëzuar elaboratin e kërkuar për projektin e Nikadinit,  rrjedhimisht asnjëherë nuk e ka marrë pëlqimin përfundimtar për këtë projekt. 

Në përgjigjen e Infrakos thuhet:  Sa i përket “qasjes në fletëpranimet e elaboratit për projektet: Bashkimi i Qytetit dhe Nënkalimit në fshatin Nikadin te Xhamia” komisioni i ka dhënë kushtet teknike lidhur me projektin, ndërsa projekti ende nuk është dorëzuar nga ana e komunës në Infrakos sh.a.

INFRAKOS SH.A

Rreth kësaj çështjeje, ekipi ynë ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqin, por ai nuk pranoi të flasë për shikuesit e TV Tema për arsye të njohura vetëm për të.

Më herët, më 22 Korrik 2021, drejtori Bytyqi pat deklaruar se punimet në Nikadin e kanë pëlqimin paraprak nga Infrakos.

“Disa herë e kam bërë publik pëlqimin që e kemi nga Infrakos dhe Kushtet Teknike  që kanë qenë për ndërtimin e këtyre nënkalimeve, disa herë edhe në mediumin tuaj e kam bërë publik këtë pëlqim, e kanë pasur mediat, ka qenë publik dhe besoj që nuk kemi çka të themi më shumë sa i përket këtyre pëlqimeve. Nuk mund të prekësh në pronën e Inrakosit pa pasur pëlqim paraprak përndryshe lënda përfundon në gjykatë e lëre më të bëhet prerja e binarëve dhe kthimi i tyre pa pasur pëlqim, edhe ne këtë e kemi ditur me kohë dhe të gjitha masat i kemi marrë me kohë që të kemi pëlqimet për vazhdimin e punimeve për të gjitha nënkalimet edhe tash për nënkalimin në Nikadin që do të fillojmë me 23 ose 24 korrik punimet, e kemi edhe për atë nënkalim pëlqimin dhe po besoj që do të vazhdojmë realizimin e këtij projekti”.

Arbër Bytyqi – Drejtor i Infrastrukturës në Ferizaj
Arbër Bytyqi – Drejtor i Infrastrukturës në Ferizaj

Me mosdorëzimin e projektit në Infrakos dhe pa e siguruar pëlqimin final, Komuna e Ferizajt rrezikon të ndiqet penalisht për uzurpim të pronës së huaj.

Ngjashëm  kishte ndodhur më 2016, në kohën kur Ferizaj udhëhiqej nga Muharrem Svarqa i LDK-së .

Asokohe, Infrakos u kishte ngritur kallëzim penal për uzurpim  edhe ish-kryetarit Svarqa,  Komunës së Ferizajt, por edhe Ministrisë së Infrastrukturës si investitore e projektit të rrugës përgjatë varrezave ortodokse. Infrakos bëri të ditur se me Komunën e Ferizajt ka edhe një kontest  tjetër pronësor në Gjykatë që nga viti 2008.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending