Këta ishin peshqit e pafat që nuk arritën t’i shpëtonin tharjes së lumit të Nerodimes tek rruga Shaban Biba në Ferizaj.
Një pjesë të tufës së tyre i shpëtoi Ramush Rama i cili i barti në zonën me ujë.
“Jetoj që 60 vjet këtu, këta peshqi kur i kam pa të coft më ka ardhë shumë gjynah, për fat e kam një liqen në Jezerc dhe thash çka të mundem me shpëtu kam me i shpëtu. Nja 150 i kam shpëtu mesiguri, i kam dërgu aty në liqe janë. Uji qe pesë ditë nuk ka ardhë asnjë pikë këtu hiq, pa ujë peshku nuk jeton, uji nuk guxon me u ndalë, duhet me qarkullu nonstop… Kjo s’ka ndodhë, nuk e mbaj mend këtë kurrë, 66 vjet i kam, këtu jam rritë, bash qeshtu të tert arrë nuk e mbaj mend kurrë hiq. Ka pasë ujë më pak, por me u shtjerr krejt jo, e tash është shtjerrë, asnjë gjallesë këtu nuk e ke”.
Ramush Rama – Banor i Ferizajt
Edhe Hamëz Uksmajli shpreh pakënaqësinë për dëmet që janë shkaktuar nga mungesa e ujit në lumë dhe papastërtia.
“Që pesë ditë e kemi vërejtë që këtu ka mungesë të qarkullimit të ujit. Nuk e dimë në përgjegjësi të kujt është por është mungesë e madhe siç po shihet këtu po tregohet papastërtia, kur ka pasë ujë janë larguar mbeturinat, ka pasëgjallesa të shumta të cilat kanë qarkullu dhe e kanë bërë natyrën më të mirë. Tash më ujë nuk ka, nuk e dimë përgjegjësi e kujt është por duhet të mirren masa nga institucionet për shkak se njerëzit dalin këtu e përdorin si shëtitore dhe shihet pra një pasqyrë e keqe e një papërgjegjësie nga institucionet. Nuk mund ta fajësojmë askënd sepse nuk e dimë si kanë rrjedhë rrjedhë ngjarjet, e kur të mësohet arsyet ne do të kërkojmë përgjegjësi sepse kjo ka qenë pjesë e jona dhe e kemi mirëmbajtë”.
Hamëz Ukësmajli – Banor i rrugës Shaban Biba
Ilaz Nrecaj, banor i kësaj ane thotë se nuk e mban mend një thatësi të tillë gjatë jetës së tij.
“39 vjet i kam unë, sa e mbaj mend ky lumë kurrë kështu nuk është shtjerrë…. Kjo është hera e parë sivjet që është bërë kështu, tash nuk e di kush i ka fajet e kush merret me këto punë veç është marre, kanë cofë edhe peshqit, tmerr është. ..As pastrim, qe çka kanë bërë, therra, bari është rritë, kërkush s’ju rri gati veç ne që i kositim nganjëherë vet. Nuk e di çfarë qëllimi kanë ata, veç tmerr”.
Ilaz Nrecaj – Banor i Ferizajt
Në gjendje po aq të mjerueshme nga thatësia është edhe zona e urës së Islamit, e cila banorëve me vite u shkaktonte shqetësime nga kundërmimi.
Banorët e këtushëm aludojnë se fajtorë për mungesën e ujit janë kompania “Bifurkacioni” dhe bizneset e kësaj ane,të cilat e ndalën edhe atë pak sasi e cila mbërrinte këtu më herët.
Nga kompania “Bifurkacioni” thonë se ata marrin sasinë e njëjtë të ujit në fshatin Jezerc siç edhe kanë marrë gjithmonë, mirëpo nuk u bë e ditur përqindja e lumit e cila përfundon në gyp.
“Lejen ujore kur e kemi marrë, kur është ndërtu kaptazha dihet sasia që mirret. Sasia e njejtë është marrë prej fillimit deri tash. Edhe me deshtë unë si kompani, nuk mundem me marrë ujë më tepër se që më vynë. Sasia është e njejtë sepse me ligj është e rregulluar që pjesa tjetër duhet me shku në lumenj. Tash pjesa që vjen nga kaptazha jonë e knej, nuk e di kush mundet me manipulu, ajo nuk është përgjegjësi e jemja.”
Nazif Asllani – Kryeshef i KRU “Bifurkacioni”
Megjithatë edhe në pjesën pas kaptazhës së kësaj kompanie në fshatin Jezerc, shihet një sasi mjaft e ulët e ujit në lumë.
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.